Votohet në parim Projektligji për gjykimin në mungesë për krime lufte

Aktuale

Votohet në parim Projektligji për gjykimin në mungesë për krime lufte

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 13:22
Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës e votuan në parim Projektligjin për gjykimin në mungesë për krime lufte, i propozuar nga Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu në një postim në rrjetin social Facebook tha se Projektligji që mori mbështetjen e deputetëve do t’ju mundësojë organeve të drejtësisë gjykim e dënim të kriminelëve të luftës.

“Institucionet e drejtësisë kanë me qindra e mijëra dosje e dëshmi për kriminelët e luftës, arsyetimi për mos hetimin dhe gjykimin e tyre ishte se Serbia nuk i dorëzon kriminelët e luftës. Projektligji që morri mbështetjen e deputetëve do t’ju mundësoj organeve të drejtësisë gjykim e dënim të kriminelëve të luftës, pavarësisht a i dorëzon apo jo Serbia”, ka thënë Haxhiu.

Ajo po ashtu tha se pas këtij projektligji LVV do të vazhdojë me iniciativa tjera që kanë të bëjnë me hartimin e projektligjit për dokumentimin e krimeve të luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat