Haradinaj: Kosova ofron mundësi të shumta për investime

Aktuale

Haradinaj: Kosova ofron mundësi të shumta për investime

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 14:15
Foto

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në Konferencën e Ekonomisë, Ballkani dhe Bashkimi Evropian - Cikli Pesëvjeçar i Procesit të Berlinit.

Haradinaj ishte pjesë e panelit, ku u diskutua për perspektivën ekonomike dhe evropiane të Ballkanit së bashku me Kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq, ministrin për Çështje Ekonomike të Maqedonisë, Kocho Angjushev dhe Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Tregtisë të Serbisë, Rasim Ljajic.

Haradinaj tha se Kosova ofron mundësi të shumta për investime, duke përfshirë lehtësira fiskale dhe infrastrukturë të konsoliduar.

Kryeministri Haradinaj theksoi se Kosova është e hapur për të gjitha vendet e rajonit dhe ekziston një bashkëpunim i mirë me vendet fqinje. Në raport me Serbinë, Haradinaj tha se ekonomia e Serbisë tashmë e ka njohur Kosovën dhe do të ishte mirë që edhe politika e këtij shteti fqinj ta bënë këtë sa më shpejtë.

Në raport me CEFTA-n, Kosova ka marrë të gjitha obligimet ndërkombëtare kur ka qenë e përfaqësuar bashkë me UNMIK-un, por është e rëndësishme që të kuptohet se nga viti 2008 Kosova është shtet sovran dhe i pavarur dhe vetëm si e tillë Kosova do të përfaqësohet në këtë organizatë dhe në dokumentet e marrëveshjet e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat