Hoti: Dorëzuam kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për të vendosur vijën e kuqe në dialog

Aktuale

Hoti: Dorëzuam kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për të vendosur vijën e kuqe në dialog

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 16:30
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, thotë se edhe pas kundërshtimit të gjerë kundër shkëmbimit të territoreve apo korrigjimit të kufijve, Presidenti Hashim Thaçi vazhdon angazhimin e tij antikushtetues për ta bërë këtë temë pjesë të dialogut me Serbinë.

“Gjendja është kritike pas paralajmërimit për diskutimin e kësaj teme në konferencën në Paris më 11 nëntorit 2018”, thotë Hoti.

Seanca e jashtëzakonshme e opozitës, e kërkuar më 4 shtator 2018 për të aprovuar një rezolutë kundër përfshirjes së kësaj teme në dialog, u pamundësua nga koalicioni PAN, thotë Hoti.

Që nga atëherë, shton tutje Hoti, Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ka bllokuar thirrjen e kësaj seance me arsyetimin absurd se opozita duhet të sigurojë 61 deputetë në sallë.

“Ne sot kemi dorëzuar kërkesë të re për seancë të jashtëzakonshme për të vendosur vijën e kuqe në dialog, se territori i Kosovës është një dhe i pandashëm, dhe se askush nuk mund të negociojë për territorin e Kosovës”, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat