Ish-agjenti i SHIK-ut, përmend të bëmat e Ganiut, vrasjet me emra dhe tradhtinë ndaj Adem Jasharit

Aktuale

Ish-agjenti i SHIK-ut, përmend të bëmat e Ganiut, vrasjet me emra dhe tradhtinë ndaj Adem Jasharit

Nga: N.Sh Më: 25 tetor 2018 Në ora: 17:11
Gani Thaçi

Ish-agjenti i SHIK-ut dhe UÇK-së, Naim Miftari e ka komentuar rrahjen e vëllait të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Ganiun i cili të martën ka rrahur dy persona në Byronë Kosovare të Sigurimeve.

Dy viktimat e Gani Thaçit, vëllait të Presidentit Hashim Thaçi, janë drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Blerim Pushkolli, dhe drejtori i kompanisë së sigurimeve Illyria, Gianni Socolic.

Miftari thotë se, dhunuesi mund ta ndërroj dukjen, por jo edhe profesionin.

Image
Naim Miftari

“Dëgjova për një trimëri të radhës të Ganiut, vëllait të Presidentit pasi para do kohesh e kishte rrahur Etrur Rrustemin, dje i paska rrahur edhe dy persona të tjerë. Nuk ka faj Ganiu si pjesëtarë dhe bashkëpunëtor i UDB-së nga kohët e kaluara duke spiunuar shtabin e përgjithshëm të Likocit dhe të UÇK-së në përgjithësi në Drenicë dhe në këtë drejtim aq shume ishte i zellshëm sa që edhe këpucët, opingat, këpucët ushtarake, çizmet e llastikut dhe nallet të cilat ishin para Odes së Adem Jasharit i numëronte dhe i raportonte UDB-së. Dhe kur Komandantit i UÇK-së, Adem Jashari filloi të dyshonte në Ganiun sidomos pas rastit të Galicës, ku UDB-ja në pikë të ditës kidnapoi dy bashkëluftëtar të Adem Jasharit, kur e pa rrezikun se UÇK-ja do ta vriste këtë spiun serb kurdisi së bashku me UDB-në kinse një arrestim të vetvetes deri me ekskavator duke i kërkuar kinse armë ne shtëpinë e tij dhe për çudi e mbajnë në burg të Mitrovicës vetëm për disa javë ku shumicën e kalonte në lokalin serb Trojka duke ngrënë kremenada së bashku me pjesëtarët e UDB-së”, thotë Miftari për gazetën “Bota sot”.

Ai thekson se, UDB-ja disponon video material nga së paku tri lokacione të ndryshme dhe 17 orë e 24 minuta informacione të Ganiut rreth UÇK-së, sidomos rreth komandantëve të UÇK-së. 

“Ganiu, gjatë luftës dhe pas luftës njihet si njeriu i dërguar nga vëllai i tij, Hashim Thaçi, i dërguar në Vjen dhe në një qytet tjetër evropian ku kishte marrë 10 milionë marka nga fondi “Vendlindja thërret” dhe nuk i kishte jep llogari askujt se çka ndodhi me ato të holla. Pas luftës njihet edhe si arkëtar i Hashim Thaçit që i paguante vrasësit që të bënin vrasje të komandantëve dhe luftëtarëve të UÇK-së, siç ishte rasti i Besim Dajakut dhe Bekim Kastratit ku të njëjtin grup vrasësish i kishin joshur ti vrisnin edhe njerëz tjerë si njërin nga ish-komandantët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, po ashtu njërin nga vëllezërit e Mujë Krasniqit dhe shumë të tjerë që mendonin ndryshe dhe nuk ju bindnin klanit PRONTO. Prandaj duhet të vriteshin siç u vranë shumë komandantë të UÇK-së dhe pjesëtarë të LDK-së”, potencon Miftari.

Miftari përmend edhe një rast i cili ka ndodhur në Shtime.

“Pas luftës bashkëpunimi me UDB-në vazhdoi sikurse para lufte. Bashkëpunim rreth letërnjoftimeve, pasaportave, pasurive të patundshme fabrikave sidomos është interesant rasti i Qendrës Tregtare diku 30-40 lokale në Shtime, ku si bashkëpunëtorë kishte një gjeneral serb i ish korpusit të Prishtinës që pas lufte punonte në Uzhicë, si dhe vëllai i tij, Presidenti ishte njoftuar për këtë rast pasi i kishim dergjur paralajmërim ca kaseta të incizuara nga vëllai i tij që bënte biznes me gjeneral serb, por Thaçit i ishin dërguar edhe zyrtarisht nga një zyrtar serb i UDB-së i cili kishte kërkuar pagesë prej 2.5 milion euro për Qendrën Tregtare të Shtimes”, deklaron ai.

Sipas ish –agjentit të SHIK-ut, për këtë raste ishte i informuar edhe njëri nga deputetet e PDK-së, i cili është më gjatë si deputet i Kuvendit të Kosovës, i cili edhe sot është deputet.

“Meritë e vëllait të Presidentit Thaçi është edhe kartoni i gjelbër (plaçkitja) të cilin detyrohen ta paguajnë bashkatdhetarët tanë që gjenden në mërgatë. Meritë e tij tjetër ishte edhe (vetëplagosja) plagosja e tij kur u sulmua kinse shtëpia e kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, nga një i ri i cili ishte shtyrë në tentim plaçkitje nga një bashkëpunëtorë i ngushtë i Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit kurse ky sulm tentohej ti vishej Ramush Haradinajt edhe pse nuk ishte ashtu. Dhe nuk është çudi sot i njëjti person i cili sot është multi milioner është edhe (veteran) i luftës së UÇK-së, nuk është çudi ta rrahë edhe dikë tjetër pasi më i fort është sot se sa në kohën kur prapa tij e kishte Ivica Stanishiqin. Gjersa Ganiu para dhe gjatë luftës e mbushte Shtabin e Përgjithshëm dhe Drenicën natën me pjesëtarë të UDB, vëllai tjetër, sot president, Hashim Thaçi e mbushi Shtabin e Përgjithshëm në Berishë pak para luftës me dhjetëra agjentë sekret Francez të DGSE aleati më i besuar i UDB-së serbe”, përfundon Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat