“Gjenerali po mbahet peng në burg”!

Aktuale

“Gjenerali po mbahet peng në burg”!

Nga: N.Sh Më: 25 tetor 2018 Në ora: 19:56
Rexhep dhe Sylejman Selimi

Deputeti i LVV-së, Rexhep Selimi ka folur për familjarin e tij, i cili gjendet në burg, gjeneral Sylejman Selimin.

Përmes një shkrimi në facebook, Rexhep Selimi e ka komentuar lirimin e Jahir Demakut nga burgu të cilit i ka uruar kthimin në shtëpi.

Mirë se u ktheve në shtëpi Jahir! E di që këtij kthimi nuk munde t’i gëzoheshe ashtu siç do të duhej, as ti e as familja jote, kur kjo nuk ndodhi edhe me Komandantin tënd i cili sot të përcolli nga Dubrava ku po mbahet paligjshëm”, shkruan Selimi transmeton gazeta “Bota sot”.

Por, ai thotë se mbeti në burg gjenerali, i cili, sipas tij, padrejtësisht u arrestua, padrejtësisht u dënua dhe po mbahet paligjshëm dhe peng në burg.

“Sylejman Selimi u arrestua edhe pse nuk kishte bërë asgjë të keqe, u gjykua me dëshmitarë të rrejshëm, u dënua pa fakte dhe pa dëshmi, kurse sot nuk u lirua edhe pse tash e tre muaj më parë kishte vendosur Gjykata Supreme për rigjykim në procesin "Drenica"”, shkruan tutje Rexhep Selimi.

Ai shton tutje se koha një ditë do ti nxjerrë përgjegjësit politikanë që po e dhunojnë drejtësinë, të cilët do të turpërohen kur e vërteta do të triumfojë.

Lexojeni shkrimin e plotë:

25 Tetor

Sylejman Selimi ende peng i padrejtësisë!

Sot nga Burgu i Dubravës u lirua Jahir Demaku, por jo edhe Sylejman Selimi.

I urojmë Jahirit dhe Familjes Demaku - Mirë se u ktheve në shtepi Jahir! E di që këtij kthimi nuk munde t’i gëzoheshe ashtu sic do të duhej, as ti e as familja jote, kur kjo nuk ndodhi edhe me Komandantin tënd i cili sot të perciolli nga Dubrava ku po mbahet paligjshem.

Mbeti në burg Gjeneral Sylejman Selimi i cili padrejtësisht u arrestua, padrejtësisht u denua e krejt padrejtësisht dhe paligjshëm edhe po mbahet peng në burg.

Si mund të shpresohet edhe më tutje në drejtësi në Kosovë kur padrejtësia ka arritur deri në këtë shkallë?

Sylejman Selimi u arrestua edhe pse nuk kishte bërë asgje të keqe, u gjykua me deshmitarë të rrejshem, u denua pa fakte dhe pa deshmi, kurse sot nuk u lirua edhe pse tash e tre muaj më parë kishte vendosur Gjykata Supreme për rigjykim në procesin "Drenica"

Këtu nuk bëhet më fjalë për drejtësi!

Koha do t’i nxjerre nje dite edhe pergjegjësit politikanë që po e dhunojnë drejtesinë! Ata do te turperohen kur e vërteta do të dalë dhe drejtësia do të triumfojë.

Sylë, mbahu edhe pak! Qëndro dhe gëzoju faktit që nuk je sikur ata që të dërguan në burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat