Hasani për Haradinajn: Ai në tv sulmoi prokurorin Blakaj, imagjinojeni çfarë i kanë thënë atij privatisht

Aktuale

Hasani për Haradinajn: Ai në tv sulmoi prokurorin Blakaj, imagjinojeni çfarë i kanë thënë atij privatisht

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 21:18
Enver Hasani

Ish-kryetari i Kushtetueses e arsyeton veprimin e prokurorit Elez Blakaj, i cili u tërhoq nga çështja dhe u largua nga vendi pasi sipas tij, u kërcënua e u shantazhua.

Enver Hasani në Rubikon të KTV-së ka thënë se kishte situata kur ishte në pozitë të njëjtë dhe mund ta imagjinojë se çfarë kërcënime kanë shkuar në adresë të Blakajt.

Hasani beson se aktakuza do të duhej të ishte ndryshe.

“Mendoj që aktakuza duhet të ishte ndryshe konceptualisht”, ka thënë ai.

“Ai kur ka dal me fol në televizion, kur ka thanë më kanë kërcënu, e dëgjova Ramushin çka po thotë, po e them këtu, mundem me imagjinu se çka kanë mujt m’i thanë. 100 për qind, fare s’kam dyshim”, ka thënë Hasani.

“Pse me rezistu. Nuk është agjendë personale ajo, le të rezistojnë tjerët. Atëherë do të thotë mbylle shtetin dhe shko një shtëpi, kapitullo”, shtoi tutje Hasani.

Ai tha se Kosova është peng e 10 vetave të cilët me dhunë erdhën në pushtet dhe me dhunë po e mbajnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat