'Vetting'-u në drejtësi konkretizohet në qershor të 2019's, thotë Tahiri

Aktuale

'Vetting'-u në drejtësi konkretizohet në qershor të 2019's, thotë Tahiri

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 22:59
Abelard Tahiri

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, është shprehur në favor të zhvillimit të një procesi të vetingut në sistemin e drejtësisë në Kosovë si parakusht që të rikthehet besimi i kosovarëve në këtë sistem.

“Mënyra se si të bëhet ky proces është duke u shtjelluar në kuadër të reformave të nisura nga Ministria e Drejtësisë", ka thënë Tahiri.

Është nje proces tejet delikat dhe jam shumë i interesuar që të mos jetë proces i politizuar. Kosova do ta di saktë se cili do të jetë drejtimi që do ta marrë në këtë proces në qershor të vitit të ardhshëm”, ka deklaruar ai.

Ai ka thënë se që nga ardhja në krye të Ministrisë së Drejtësisë është përkushtuar në marrjen e reformave që do të krijonin një sistem të drejtësisë kredibil dhe të aftë për të përmbushur kerkesat e qytetarëve në mënyrë të pavarur dhe profesionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat