Lumezi i del në mbrojtje Maxhunit: Mos paragjykoni!

Aktuale

Lumezi i del në mbrojtje Maxhunit: Mos paragjykoni!

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 23:00
Aleksandër Lumezi

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, ka thënë se ka mangësi të shumta brenda sistemit të drejtësisë në Kosovë të cilat duhet mënjanuar gjatë punës së përditshme dhe duke rritur rolin e Këshillit Porokurorial dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

“Vetingu apo kontrolli i prokurorëve dhe gjyqtarëve që janë në detyrë duhet të jetë nje proces i vazhdueshëm me qëllim që të verifikohen aftësitë e tyre profesionale. Kjo duhet të bëhët duke forcuar rolin e Këshillit Prokurorial dhe Këshillit Gjyqësor”, ka thënë Lumezi gjatë debatit për nevojën që në Kosovë të zhvillohet një proces i vetingut në mënyrë që të kthehet besimi i kosovarëve në sistemin e drejtësisë.

Kryeprokurori i shtetit ka folur edhe për rastin e djalit të drejtorit të AKI-së, Shpend Maxhuni, duke bërë thirrje që “askush të mos deingrohet për shkak të veprimeve të fëmijëve të tij”.

“Rasti ka ardhë në prokurori do të ishte mirë që mos të ketë intereferime as nga mediat as nga askush pasi rasti është në procedurë. Nuk është mirë që të denigrohen njerëzit për shkak të veprimeve të fëmijëve të tyre. Sipas informatave që na kanë ardhur nga policia droga e as arma nuk është gjetur te djali i drejtorit të AKI-së. Duhet pritur përfundimi i rastit para se të flitet. Prokuroria gjatë fazës së hetimeve do ta zbardhë rastin pa u ndikuar nga askush”, ka thënë Lumezi për televizionin publik

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat