Krasniqi: Kur drejtësia dështon, kriminelët mbrojnë “drejtësinë”

Aktuale

Krasniqi: Kur drejtësia dështon, kriminelët mbrojnë “drejtësinë”

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 23:53
Jakup Krasniqi

Kryetari i Këshillit Kombëtarë të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka vlerësuar se kur Gjykata ndërkombëtare e Drejtësisë dështoi të dënonte gjenocidin e Serbisë të ushtruar në përmasa të gjëra në Bosnje e Hercegovinë dhe më pas edhe në Kosovë, kjo i trimëroi kriminelet serbë në krye të institucioneve të shtetit, për t’i akuzuar të tjerët dhe amnistuar krimin dhe gjenocidin e Serbisë.

“Madje, shteti serb dhe ASHAS-i u angazhuan shumë që t’i akuzonin kroatët, boshnjakët e shqiptarët për krime të luftës dhe krime ndaj njerëzimit”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i Krasniqit në Facebook:

KUR DREJTËSIA DËSHTON, KRIMINELËT MBROJNË “DREJTËSINË”?!

Kur Gjykata ndërkombëtare e Drejtësisë dështoi të dënonte gjenocidin e Serbisë të ushtruar në përmasa të gjëra në Bosnje e Hercegovinë dhe më pas edhe në Kosovë, kjo i trimëroi kriminelet serbë në krye të institucioneve të shtetit, për t’i akuzuar të tjerët dhe amnistuar krimin dhe gjenocidin e Serbisë. Madje, shteti serb dhe ASHAS-i u angazhuan shumë që t’i akuzonin kroatët, boshnjakët e shqiptarët për krime të luftës dhe krime ndaj njerëzimit. Në ketë drejtim edhe ia kanë arritur e sidomos, kanë qenë tepër të suksesshëm ndaj shqiptarëve. Ndaj këtyre të fundit, duke pasur edhe ndihmën e disa miqve si Dick Marti e ndonjë tjetri të njohur edhe si antiamerikan, si dhe me qyqarllëkun e argatllëkun e disa shqiptarëve, e krijuan edhe Gjykatën Speciale për t’i ndjekur gjëja “krimet” e shqiptarëve (pjesëtarëve të UÇK-së) nda popullsisë civile?! Nuk ka asnjë dyshim kësaj kompanie i kanë ndihmuar qarqe poli tike e mediatike në Kosovë gjatë gjithë këtyre viteve. Dhe sot, Gjykata speciale ju qëndron si saqë mbi kokë disa politikanëve në Kosovë, të cilët rrezikohet që të marrin vendime të rëndësishme politike në dëm të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Në anën tjetër edhe paaftësia politike e krye-qeveritarëve tanë, sidomos nga 17 shkurti i vitit 2008 e këndej, sikur këmishëzinjve serbë të shekullit të ri ju dha krah dhe hapësirë që të akuzojnë jo vetëm Kosovën por edhe vendet euro-atlantike si shkelësit e ligjit ndërkombëtar. Në Forumin e 8-të Ndërkombëtar në Shangai Vulini paska thënë: “Të gjithë ju që e keni njohur Kosovën si një forcë konsekuence, mendoni përsëri, sepse çdo gjë që i ka ndodhur shtetit tim, mund të ju ndodh edhe shtetit tuaj. Kur fuqia bëhet ligj, kurrë nuk e di se kur do të aplikohet ajo ty. Nëse ne nuk e rishikojmë ligjin ndërkombëtar, jeta jonë nuk do të jetë më e vlefshme për të jetuar”. Kështu, këmishëziu i Serbisë, pas katër luftërave e tri gjenocideve që shteti i tij i ka kryer në ish-hapësirën e Jugosllavisë kundër boshnjakëve, kroatëve dhe shqiptarëve, pas dy-tre dekadave, po bëhet avokat i ligjit ndërkombëtar?! Paral el më ketë, në Beograd anëtarët e Grupit punues për mbledhjen e fakteve për ndriçimin e "krimeve të shqiptarëve" në Kosovë, Velko Odalloviq dhe Millovan Drecun ftuan sot në një takim përfaqësuesit e ambasadave të shteteve që kanë pasur kontingjentet e tyre në KFOR dhe të organizatave ndërkombëtare që të hapin arkivat e tyre në mënyrë që të ndriçohet fati i serbëve dhe shqiptarëve dhe të tjerëve të zhdukur në hapësirat e Kosovës. Ata, po i akuzojnë çlirimtarët e Kosovës, për krimin e gjenocidin që regjimi i Beogradit i kreu në Kosovë dhe jo vetëm në luftën e fundit.

E gjithë kjo është pasojë e pavullnetit të Komunitetit Ndërkombëtar e sidomos i vendeve euro-atlantike për t’i mbrojtur vlerat që ka krijuar shoqëria njerëzore, e sidomos shoqëria e vendeve veri-atlantike. Ndërsa për paaftësinë tonë nuk po flas më shumë, se kam folur shumë herë deri më tani.

Prandaj, heshtja ndërkombëtare ju dha krah mbeturinave kriminale e të gjenocidit serbë të akuzojnë shqiptarët në stilin e njohur serb, të cilët paskan deklaruan se: “Sot prezantuam dokumentet që flasin për faktin se ekzistojnë arkivat e KFOR-it, OSBE-së, UNMIK-ut, EULEX-it, Tribunalit të Hagës, që japin përgjigje në shumë pyetje”, ka thënë Odalloviq, i cili ka bërë thirrje që, siç është shprehur “Prishtina dhe organizatat ndërkombëtare t’i hapin dyert”.

Në fakt, gjithë bota e dinë, se dyert e krimit e të gjenocidit duhet t’i hapë Beogradi, aty ku bien të gjitha përgjegjësit e dhimbjeve njerëzore të shkaktuara nga Serbia në fund të shekullit XX.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat