Shtyhet mbledhja e Komisionit hetimor për rastin e dëbimit të turqve

Aktuale

Shtyhet mbledhja e Komisionit hetimor për rastin e dëbimit të turqve

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 09:45
Mbledhja e komisionit hetimor për rastin e dëbimit të shtetasve turq

(E plotësuar) - Pas mospajtimeve në mes deputetëve të pozitës dhe opozitës është shtyrë për të hënën mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq.

Deputeti i VV-së, Sami Kurteshi tha se pozita po shihet që po dëshiron ta pengojë punën e Komisionit hetimor.

“Asnjëherë nuk kanë me marrë ata pjesë në këto mbledhje. Ata ose duan diçka me fsheh, ose i tuten shefave të tyre. Kjo gjë ndodh vetëm në Kosovë, pa asnjë arsyeje e lëshojnë mbledhjen. Pozita nuk është e interesuar që të bëhet një hetim parlamentar ashtu qysh është caktuar në seanca të Kuvendit”, tha ai.

Mbledhja e sotme nisi me ftesën e raportimit të një zyrtari policor, ku ishin prezent edhe mediat.

Megjithatë, ende pa filluar intervistImi i tij, reaguan anëtarët e komisionit nga pozita, të cilët kërkuan që mbledhja të jetë e mbyllur për media për shkak të ndjeshmërisë së rastit, si dhe për shkak se mund të dëmtohet procesi i hetimeve.

Atëherë kanë reaguar anëtarët e komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje, të cilët kërkuan që takimi të jetë i hapur për media.

Mbledhjen e lëshuan Ganimete Musliu, Haxhi Shala, Muharrem Nitaj, Bahrim Shabani.

Më vonë u vendosë që mbledhja të mbahet të hënën në ora 09:00.

Mospajtime rreth pranisë së mediave në komisionit hetimor për dëbimin e shtetasve turq

Mbledhjen e komisionit hetimor për rastin e dëbimit të shtetasve turq, e kanë lëshuar Ganimete Musliu, Haxhi Shala, Muharrem Nitaj, Bahrim Shabani.

Kjo sepse nuk arritën të dakordohen nëse kjo mbledhje do të jetë e hapur apo e mbyllur për mediat.

Kundër kësaj u shpreh Sami Kurteshi, duke thënë se kjo mbledhje duhet të jetë e hapur.

Pas daljes së tyre nga mbledhja, Sami Kurteshi u shpreh se kjo jep sinjal që ata po duan të fshehin diçka për publikun.

"Mediat duhet të jenë këtu të marrin ata përgjegjësinë çfarë shkruajnë e çfarë jo", tha Kurteshi.

Ndërsa, Muharrem Nitaj tha se këtu ka të bëjë me materie të ndjeshme dhe sensitive.

"Nuk bëhet seanca e hapur, e dini fort mirë se me çfarë raportesh e dokumentesh kemi të bëjmë, nuk është mirë të bëhet debat për këtë gjë a është e hapur apo jo, ju lus të jetë e mbyllur mbledhja, përndryshe jemi të detyruar ta lëshojmë mbledhjen", tha Nitaj.

Me këtë gjë u pajtua edhe anëtari i komisionit Hajdar Beqa, i cili tha se nëse kjo mbledhje do të jetë e hapur, do të dëmtohen provat.

"Munden me u dëmtu misioni, mbledhja e provave mund të dëmtohet derisa ato të hetohen. Jemi në pjesën e hetimeve, i hup kredibiliteti i informatave meqë jemi në këtë fazë", tha Beqa.

Mbledhja është shtyrë deri në orën 10:20.

Nis mbledhja e komisionit hetimor për rastin e dëbimit të shtetasve turq

Ka nisur mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmani tha se kanë pritur që sot ky komision të ketë përbërje tjetër, në mënyrë që të intervistohen zyrtarët policorë që kanë marrë pjesë në aksionin e arrestimit të shtetasve turq.

Deputeti i VV-së, Xhelal Sfeçla u shpreh se disa prej tyre janë jashtë shtetit në një udhëtim zyrtar.

"Sot i kemi katër zyrtarë, njëri prej tyre është përgjegjësi i aeroportit", ka thënë ai.

Përndryshe, tanimë ka filluar intervistimi i zyrtarit  të parë policorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat