Thaçi në Paris më 11 nëntor, zotohet se nuk do të diskutohet për dialogun

Aktuale

Thaçi në Paris më 11 nëntor, zotohet se nuk do të diskutohet për dialogun

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 10:40
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka konfirmuar se Kosova do të marr pjesë në takimin e Parisit më 11 nëntor.

Por, atje presidenti ka thënë se nuk do të diskutohet për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, edhe pse ndoshta në këtë takim do të jetë edhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq.

“Natyrisht se Kosova do të marrë pjesë sikur të tjerët në këtë konferencë të thirrur nga presidenti francez Macron. Kjo është një mundësi e mirë e promovimit të shtetit të Kosovës tek vendet që se kanë njohur Kosovën, por po e them se aty nuk do të ketë dialog Kosovë – Serbi por vetëm mundësi të afirmimit të shtetit”, tha ai.

Ai po ashtu ftoi deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta tejkalojnë çështjen e dialogut.

“Kuvendi duhet t’i kryejë punët e veta, presidenti punët e veta, spektri politik duhet ta tejkalojë këtë çështje.

Mediat kanë raportuar se në takimin e Parisit do të ketë takim për dialogun mes presidentit Thaçi dhe Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat