Thaçi: Kosova është shtet i mundësive të mëdha

Aktuale

Thaçi: Kosova është shtet i mundësive të mëdha

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 11:15
Presidenti Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi në Forumin Frankofon të Investimeve tha se të gjithë investitorët janë të mirëseardhur derisa premtoi se do të kenë ndihmën e institucioneve për të funksionuar në Kosovë,

“Kosova është shtet i ri, shtet i mundësive të mëdha shtet i cili duhet të shfrytëzohet si mundësi për investitorët dhe ky takim sot është mundësi e re i pashfrytëzuar deri më tani. Këtu shoh njerëz të suksesit dhe të punës”, tha ai.

KOCAF është një klub afarist që bashkon kompanitë nga vende të ndryshme frankofone. Ai u krijua në mars 2017 nën udhëheqjen e ambasadave të Belgjikës, Kanadasë, Francës, Luksemburgut dhe Zvicrës në Kosovë.

Qëllimi i Forumit frankofon të investimeve është të diskutojë ngjashmëritë, ndërlidhjet dhe sfidat kryesore me të cilat përballen operatorët ekonomik që veprojnë në Shqipëri dhe Kosovë.

Përfaqësues nga Shqipëria, Belgjika, Franca, Luksemburgu dhe Zvicra do të jenë të pranishëm në këtë Forum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat