Njazi Thaçi, kushëriri i presidentit zgjidhet drejtor i KEK-ut

Aktuale

Njazi Thaçi, kushëriri i presidentit zgjidhet drejtor i KEK-ut

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 11:52
Njazi Thaçi

Njazi Thaçi është drejtor i ri KEK-ut. Kështu bëhet e ditur nëpërmjet një komunikate për media dërguar nga kjo Korporatë.

“Duke respektuar në përpikëri Ligji e Ndërmarrjeve Publike, sipas kritereve të konkursit, në një proces krejtësisht transparent dhe objektiv, në bashkëpunim të plotë me ekspertët e partnerit zbatues nga Ambasada Britanike, pasi kanë kaluar disa faza të intervistimit, Njazi Thaçi ka dalë kandidati me i suksesshëm në garë për pozitën e Drejtorit Menaxhues të KEK-ut, duke marrë pikët maksimale në dy fazat e intervistimit”, thuhet në komunikatën e KEK-ut.

Sipas komunikatës komisioni  i rekrutimit, i përbërë nga Bordi i Drejtorëve të KEK-ut dhe ekspertët e partnerit zbatues nga Ambasada Britanike kanë bërë vlerësimet e ndara për secilin kandidat, duke i vlerësuar me pikët e arritura gjatë dy fazave të intervistimit.  “I gjitha procesi ka qenë i monitoruar nga përfaqësuesit Shoqërisë Civile, BIRNI”, thuhet në komunikatën e dërguar nga Faruk Hajrizi, kryetar i Bordit të Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës.           

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat