Tomë Gashi: Sylejman Selimi përsëri po mbetet i fundit për tu liruar nga kjo padrejtësi e qëllimshme ndaj tij

Aktuale

Tomë Gashi: Sylejman Selimi përsëri po mbetet i fundit për tu liruar nga kjo padrejtësi e qëllimshme ndaj tij

Nga: N.H Më: 26 tetor 2018 Në ora: 12:41
Sylejman Selimi dhe Tomë Gashi

Gjykata Supreme e Kosovës dje ka liruar me kusht Jahir Demaku, ndërsa është hedhur poshtë kërkesa për lirim për Sylejman Selimin. 

Lidhur me ketë, ka reaguar avokati i Selimit, Tomë Gashi.

Ai thotë se e mira e kësaj dite është se përfundimisht asnjë ushtare i UÇK-së të cilët e kishin komandant Gjeneral Sylejman Selimin nuk gjinden në burg.

Me tej ai thotë se Selimi ishte i pari në front me ushtarët e tij, duke i udhëhequr ata në luftime dhe nga luftimet ai gjithmonë kthehej i fundit, derisa lajmi jo i mirë thotë se Selimi përsëri po mbetet i fundit për tu liruar nga kjo padrejtësi e qëllimshme ndaj tij.

Ja postimi i plotë i tij:

Dita 137

Ne diten e 137 kemi lajme te mira dhe lajme jo te mira.

E mira e kesaj dite eshte se perfundimisht asnje ushtare I UCK-se te cilet e kishin Komandant Gjeneral Sylejman Selimin nuk gjinden ne burg.

Dje eshte liruar nga burgu edhe z.Jahir Demaku.

Gjate luftes z.Sylejman Selimi ishte i pari ne front me ushtaret e tij, duke I udhehequr ata ne luftime dhe nga luftimet aj gjithmone kthehej I fundit.

Lajmi jo i mire eshte se aj perseri po mbetet i fundit per tu liruar nga kjo padrejtesi e qellimshme ndaj tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat