Kallëzim penal ndaj kryetarit të Odës së Avokatëve Osman Havolli

Aktuale

Kallëzim penal ndaj kryetarit të Odës së Avokatëve Osman Havolli

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 13:42
Kryetari i degës së OAK-së, në Prishtinë, Nasuf Hasani

Kryetari i degës së OAK-së, në Prishtinë, Nasuf Hasani ka ushtruar kallëzim penal ndaj kryetarit të OAK-së, Osman Havolli, nën dyshimet për keqpërdorim të besimit.

Sipas kallëzimit penal të cilin e ka siguruar kallxo.com, Osman Havolli në cilësinë e kryetarit të OAK-së, me datën katër dhe gjashtë korrik, ka realizuar një udhëtim zyrtar dhe ka shpenzuar 4.155 euro pa marr lejen nga Këshilli Drejtues i OAK-së, në kundërshtim me rregulloren për menaxhimin e financave të OAK-së.

Sipas Hasanit kjo çështje nuk është diskutuar fare në asnjë mbledhje të Këshillit drejtues të OAK-së, për të marrë pëlqimin në lidhje me harxhimet e këtij udhëtime.

Është kontaktuar me kryetarin e OAK-së, Osman Havolli i cili për redaksinë tonë ka thënë se tani u informua në lidhje me këtë çështje.

“Prej teje e kuptova, asgjë nuk di “, u përgjigj shkurt, Havolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat