Veseli kërkon ndihmën e Francës për liberalizimin e vizave

Aktuale

Veseli kërkon ndihmën e Francës për liberalizimin e vizave

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 13:55
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Në Forumin Frankofon të Investimeve të organizuar nga Klubi Afarist Frankofon në Kosovë, u tha se Kosova është shtet me mundësi të mëdha për investime të huaja.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, tha se Kosova është shtet i ri, me mundësi të mëdha dhe legjislacion të standardeve më të larta evropiane, ku ka shumë mundësi investimi për investitorët ndërkombëtarë.

Ndërsa, kryetari i Kuvendi të Kosovës Kadri Veseli duke treguar për kushtet të cilat i ofron Kosova për investitorë të huaj, ka thënë se Ligji për Investime Strategjike dhe mundësitë të cilat i ofron edhe Agjencia Kosovare e Privatizimit, mundësojnë që tokat të jepen falas për investitorët të cilët investojnë në shumën e caktuar që krijojnë të mira materiale dhe punësim.

Mirëpo, Veseli kërkoi nga shteti i Francës që ta mbështes Kosovën për liberalizmin e vizave, sepse sipas tij, Kosova ka mbetur peng.

Kryeministri Ramush Haradinaj në gjuhën frënge foli për të arriturat që i ka bërë qeveria e tij për investimet e huaja. Haradinaj ka përmendur edhe politikat tatimore dhe lehtësirat për fillimin e një ndërmarrje të re në Kosovë, po ashtu edhe infrastrukturën e mirë  për biznese.

Kryeministri Haradinaj ka vlerësuar pozitën e volitshme gjeografike të Kosovës, duke thënë se nëse dëshiron të kesh biznes, janë dy orë nga të gjitha qendrat në rajon, që është një përparësi ndaj ekonomive edhe të vendeve të rajonit.

Ambasadori i Francës në Kosovë, Didiert Chabert ka thënë se Kosova ka klimë dhe taksa të favorshme për investime të huaja, me një fuqi punëtore të re dhe kosto të lirë për paga.

Kryetari i Klubit Afarist Frankofon në Kosovë (KOCAF), Rrahim Pacolli ka thënë se qëllimi i Forumit Frankofon të Investimeve është të diskutojë ngjashmëritë, ndërlidhjet dhe sfidat kryesore me të cilat përballen operatorët ekonomik që veprojnë në Shqipëri dhe Kosovë.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë  Endrit Shala me ketë rast ka thënë se Kosova është vend ideal për investime të huaja.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Francë-Shqipëri, kryesuar nga Julien Roche, e që  tubon rreth gjashtëdhjetë kompani, ka thënë se asgjë nuk është e përsosur, por kur të krahasohen me vendet tjera ka disa përparime në Kosovë.

Edhe ministri i Financave, Bedri Hamza ka vlerësuar ambientin e mirë të të bërit biznes dhe lehtësirat fiskale që janë në favor të zhvillimit të sektorit privat në Kosovë, duke ju bërë thirrje investitorëve nga vendet Frankofone që kapitalin e tyre ta investojnë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat