Tahiri: Drejtësia s’do të jetë më barrë për bizneset - Bota Sot
Tahiri: Drejtësia s’do të jetë më barrë për bizneset

Aktuale

Tahiri: Drejtësia s’do të jetë më barrë për bizneset

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 15:20
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim një delegacion nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, të udhëhequr nga përfaqësuesi i përhershëm i FMN-së për Kosovën, Ruud Vermeulen.

Siç thuhet në një komunikatë për media gjatë këtij takimi, Tahiri ka njoftuar përfaqësuesit e FMN-së lidhur me reformat  e ndërmarra në sektorin e drejtësisë, përkatësisht agjendën legjislative, procesin e  Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit dhe agjendën e përbashkët  me Këshillin Gjyqësor dhe Prokurorial, “Drejtësia 2020”.

“Tahiri shpalosi hapat që janë ndërmarrë në rrafshin legjislativ që garantojnë një transparencë dhe efikasitet më të madh në punën e organeve të pavarura të zbatimit të ligjit, si dhe planin për reduktimin e lëndëve të pazgjidhura dhe çështjeve të tjera që janë përsëritur me vite.”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit  Tahiri njoftoi përfaqësuesit e FMN-së për politikat që ndërlidhen me fuqizimin dhe modernizimin e profesioneve të lira, si mekanizma të rëndësishëm për qasje të shpejtë në drejtësi, veçanërisht në drejtësinë që ndërlidhet me sektorin e biznesit.

“Në këtë kontekst, ministri Tahiri theksoi angazhimin që sektori i sundimit të ligjit të mos jetë barrë për bizneset dhe për ekonominë e vendit, por të ndihmoj në zgjidhjen e shpejtë të mosmarrëveshjeve edhe përmes ndërmjetësuesve dhe profesioneve tjera ligjore.”, thuhet në komunikatën e MD-së.

Përfaqësuesi i përhershëm i FMN-së për Kosovën,  Ruud Vermeulen, shprehu konsideratë për reformat e ndërmarra dhe inkurajoi që të vazhdohet edhe më tej me këto reforma,  duke shprehur përkrahjen e mëtutjeshme të FMN-së, me theks të veçantë në krimin e një klime të përshtatshme për të bërit biznes në Kosovë, ku një parakusht i rëndësishëm për këtë është edhe sistemi efikas dhe i përgjegjshëm i drejtësisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...