"Gangsterët që zhagisin" këdo që iu del përpara!

Aktuale

"Gangsterët që zhagisin" këdo që iu del përpara!

Nga: N.Sh Më: 26 tetor 2018 Në ora: 16:20
Foto ilustrim, Shpend Maxhuni, djali i tij, Hashim Thaçi, Ganiu dhe Adem Grabovci me djem

Kosova e pasluftës, po përballet me skandal pas skandali dhe aferë pas afere.

Kjo është “liria” e cunguar dhe me plotë gjemba që na e sollën çlirimtaret.

Kështu thotë, profesor dr. Binak Maxharraj, i cili shton se, këta nga “çlirimtar”e ndërruan gëzofin dhe u katandisen në dhunues të shtetit, kapës të shtetit, të cilin po e vjedhin, mjelin dhe rrjepin për çdo ditë e më shumë Kosovën dhe s’po lanë të shijohet liria siç duhet ia kanë zënë frymën.

Por, skandalet dhe aferat thuaj se janë bë të përditshme.

Maxharraj thotë se, Qeveria me plotë skandale të njëpasnjëshme, Parlamenti më shumë i bllokuar se sa i ç’bllokuar dhe nuk e realizon punën e vetë të paraparë.

Image
Prof. Dr. Binak Maxharraj

“Që nga aferat më të mëdha siç është ajo e tentim shfuqizimit të Speciales në pikë të natës, ajo e kidnapimit me dhunë të qytetarëve Turq në pikë të ditës dhe depërtimi i tyre në Turqi pa respektimin e kurrfarë procedure apo zbatim të ligjit, ku nuk ishte i njoftuar as Kryeministri tregon se sa fortë është i kapur shteti nga strukturat mafioze politiko-ekonomike”, thotë Maxharraj për gazetën “Bota sot”.

E në vazhdën e kësaj i patëm edhe dy raste, dy skandale që e tronditen Kosovën.

“Rasti i parë ishte ai i djalit të Shpend Maxhunit, shefit të AKI-së i cili u zu me “bisht prej pele” me substancë narkotike, armë pa leje, etj. Ky rast i cili ndodhi me 13 tetor u bë publikë nga policia vetëm me 18 tetor pra gjashtë ditë vonesë. Për ketë rast policia i ndërroi deklaratat, se gjoja sendet e palejueshme që u gjeten në veturën e gjyshit të tij, të cilën e ngiste djali i Shpend Maxhunit gjoja nuk ishin të tij. Kjo tregon se rasti pa hy mirë në procedurë gjyqësore nisi të mjegullohet. Aq më keq është kur Inspektorati i Policisë së Kosovës i paska nisë hetimet ndaj policëve të cilët e ndalen djalin e Shpend Maxhunit të cilin e zunë në “delikt korpus” për gjoja se pse kanë dhënë informata për këtë rast. Pra thjeshte është tentu që rasti të fshihet ose të minimizohet për sa është e mundur. Pra në vend se të ndiqet penalisht Shpëtimi djali i Shpend Maxhunit, hetimet dredhen e ç’dredhen për të nxjerrë të pastër nga ky rast”, pohon profesori.

Sipas tij, kjo tregon se sa të brishtë e kemi drejtësinë në Kosovë e cila është e kapur nga grupet e ndryshme mafioze me ndikim shumë të madh në sistemin gjyqësorë, në prokurori dhe gjyqësi.

“Pa u nisë mirë rasti i djalit të Shpend Maxhunit të cilit iu deshtë gati dy javë të deklarohet, pëlciti edhe skandali i dytë ai i vëllait të Presidentit të Kosovës Gani Thaçit i cili në stilin e gangsterit i rrahu dy veta, bashkëpunëtor të tij në Byronë e Sigurimeve të Kosovës, i "cili nuk është arrestuar por u la i lirë deri në nisjen e procedurës ligjore”, shton ai.

“Këto skandale të familjarëve të krerëve dhe kapësve të shtetit zakonisht përfundojnë pa dënime ose me dënime minimale, siç ishte edhe rasti i djemve të Grabovcit të cilët e rrahën deri në alivanosje policin në detyrë, të cilët pas zhagitjes nëpër gjyqe nënë ndikimin e mafisë politiko-ekonomike ky rast gati se u shpërfill ose u dënuan me shumë simbolike të hollash”, potencon ai.

Profesori thotë se, edhe këto dy rastet e fundit shumë lehtë do të nxirren duke mos u dënuar, ose me ndonjë dënim simbolik të papërfillshëm sepse të dyja këto raste e kanë “shpinën e fortë”.

“Këto skandale, por edhe shumë skandale të tjera tregojnë se sa i brishtë është sistemi i drejtësisë i cili është i kapur nga të gjitha anët nga strukturat e ndryshme mafioze politiko-ekonomike, të cilat po ia japin një imazh shumë të keq Kosovës në arenën ndërkombëtare, e kjo më së miri shihet në rënien drastike të njohjeve të reja nga shtetet që hala se kanë njohur Kosovën, por edhe ngadalësimi i pranimit të Kosovës nëpër organizatat ndërkombëtare, etj”, përfundon prof. Dr. Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat