Reagimi i Njazi Thaçit pas zgjedhjes në krye të KEK-ut

Aktuale

Reagimi i Njazi Thaçit pas zgjedhjes në krye të KEK-ut

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 16:38
Njazi Thaçi

Drejtori i ri Menaxhues i KEK-ut, Njazi Thaçi, i cili është edhe kushëri i presidentit Hashim Thaçi, ka njoftuar se sot e ka pranuar njoftimin e Bordit të Drejtorëve të KEK-ut se ai është zgjedhur në pozitën më të lartë të KEK-ut.

“Ndihem jashtëzakonisht i lumtur që po marr pozitën me të lartë të Korporatës nga një proces krejtësisht transparent dhe profesional. Ndihem shumë i lumtur, qe në dy fazat e intervistimit kam marrë vlerësimet maksimale nga të gjithë natarë e Bordit të Drejtorëve e po ashtu edhe të ekspertëve të Ambasada Britanike”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Ai është zotuar se do të angazhohet maksimalisht ta menaxhoj në mënyrën me të mirë të mundshme KEK-un.

“Të zbatoj në përpikëri strategjinë zhvillimore të Korporatës në përputhje të plotë objektivat e Aksionarit dhe në harmoni me ligjet në fuqi dhe me direktivat e BE-së për sektorin energjetik”, thuhet në postimin e Thaçit.

Thaçi ka premtuar se do të mbështes fuqishëm punëtorët të cilët ai ka thënë se i vlerëson që janë aseti me i çmuar i KEK-ut.

“Pa përkushtimin dhe punën e tyre të palodhshme për një dekadë nuk do të ishim Korporata me e suksesshme në vend. Së bashku do të vazhdojmë të jemi shembull për të arritur suksese edhe me të mëdha”, ka shkruar ai.

Më herët gjatë ditës, KEK-u ka njoftuar se Njazi Thaçi ka qenë kandidati më i suksesshëm në garë për drejtor menaxhues të KEK-ut, duke marrë pikët maksimale në dy fazat e intervistimit.

“Duke respektuar në përpikëri Ligji e Ndërmarrjeve Publike, sipas kritereve të konkursit, në një proces krejtësisht transparent dhe objektiv, në bashkëpunim të plotë me ekspertët e partnerit zbatues nga Ambasada Britanike, pasi kanë kaluar disa faza të intervistimit, Njazi Thaçi ka dalë kandidati me i suksesshëm në garë për pozitën e drejtorit menaxhues të KEK-ut, duke marrë pikët maksimale në dy fazat e intervistimit”, thuhet në njoftimin e KEK.   

Ky konkurs është zhvilluar me asistencën e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë, kurse BIRN ka bërë monitorimin e këtij procesi të rekrutimit. Komisionit i rekrutimit, i përbërë nga Bordi i Drejtorëve të KEK-ut dhe ekspertët e partnerit zbatues nga Ambasada Britanike kanë bërë vlerësimet e ndara për secilin kandidatë, duke i vlerësuar me pikët e arritura gjatë dy fazave të intervistimit.

Postimi i plotë i Drejtorit të ri Menaxhues të KEK-ut, Njazi Thaçi:

Sot pranova njoftimin nga Bordi i Drejtorëve të KEK-ut se kam qenë kandidati me i suksesshëm në konkursin për pozitën e Drejtorit Menaxhues.

Ndihem jashtëzakonisht i lumtur qe po marr pozitën me të lartë të Korporatës nga një proces krejtësisht transparent dhe profesional.

Ndihem shumë i lumtur, qe në dy fazat e intervistimit kam marrë vlerësimet maksimale nga të gjithë natarë e Bordit të Drejtorëve e po ashtu edhe të ekspertëve të Ambasada Britanike.

Nga ana tjetër, ndjej përgjegjësi të lartë, profesionale dhe morale për postin qe me është besuar nga sot.

Korporatën Energjetike të Kosovës, ndërmarrjen me të fuqishme në vend, zotohem se do të angazhohem maksimalisht ta menaxhoi në mënyrën me të mirë të mundshme.

Të zbatoj në përpikëri strategjinë zhvillimore të Korporatës në përputhje të plotë objektivat e Aksionarit dhe në harmoni me ligjet në fuqi dhe me direktivat e BE-së për sektorin energjetik.

Do të mbështes fuqishëm punëtorët të cilët vlerësoj qe janë aseti me i çmuar i KEK, pa përkushtimin dhe punën e tyre të palodhshme për një dekadë nuk do të ishim Korporata me e suksesshme në vend. Se bashku do të vazhdojmë të jemi shembull për të arritur suksese edhe me të mëdha.

Në ditët dhe muajt në vazhdim do të shpalos strategjinë dhe objektivat e mija për zhvillimin e mëtutjeshëm të Korporatës në të gjitha njësit; gjenerim, prodhim, ambient dhe ngritje të kuadrove.

Faleminderit të gjithëve për mbështetjen, 

Drejtorëve të Bordit dhe Ambasadës Britanike për vlerësimin, 

Shoqërisë Civile për monitorimin e procesit

Dhe në veçanti të gjithë punëtorëve të KEK-ut për mbështetjen e vazhdueshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat