VV reagon për punëtorët e lënduar të Bechtel-Enkas

Aktuale

VV reagon për punëtorët e lënduar të Bechtel-Enkas

Nga: A.M. Më: 26 tetor 2018 Në ora: 20:57
Punimet e autostradës po kryhen nga kompania Bechtel-Enka

Lëvizja Vetëvendosje  reaguar pasi që punëtorët e Bechtel-Enkas janë goditur nga vinçi dhe janë dërguar në emergjencë.

Në reagimin për media të thuhet se presin reagimin e Avokatit e Popullit, por sipas VV-së “Ky institucion ka mbetur, në kohën kur inspektorati i policisë po heton policët që zunë djalin e shefit të AKI-së”.

“Orë më parë kuptuam që tre punëtorë të Bechtel-Enkas janë goditur nga vinçi dhe janë dërguar në emergjencë. Dhe fatkeqësisht ky nuk është rasti i parë.

Këta punëtorë që barten e punojnë me makineri nga Turqia, pa kontrata pune e me një pagesë simbolike, janë rrezikuar e kanë vdekur në punishte të kësaj kompanie dhe Bechteli asnjëherë s’ka dhënë llogari.

Në vend të llogaridhënies, institucionet e shpërblyen 50 milion euro këtë kompani, muajin që kaloi.

Në kohën kur asnjë institucion nuk reagon, presim vetëm Avokatin e Popullit. Ky institucion ka mbetur, në kohën kur inspektorati i policisë po heton policët që zunë djalin e shefit të AKI-së”, thuhet në reagimin e VV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat