Molliqaj e quan ‘papagall koti’ Glauk Konjufcën

Aktuale

Molliqaj e quan ‘papagall koti’ Glauk Konjufcën

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 21:48
Glauk Konjufca dhe Dardan Molliqaj

Një marrëveshje xhentëlmenësh e kishte quajtur Glauk Konjufca, qëndrimin e PSD-së në sallë përgjatë seancave të Kuvendit.

Konjufca në ditë më parë kishte thënë, se PSD-ja është bërë pjesë e pushtetit, duke ia mundësuar kuorumin qeverisë.

Por ndaj Konjufcës ka reaguar deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Ai në një intervistë e ka quajtur Glauk Konjufcën si një papagall koti që flet vetëm kundër PSD-së.

“Konjufca është shndërruar në një pagagall koti të kauzës së Vetëvendosjes ndaj PSD-së. Më dhimbet zoti Konjufca për rolin që e ka marrë, kurgjo më shumë se një papagal dhe shërbyes i zërit të VV-së ndaj PSD-së. Edhe nëse merret me neve, gjithnjë e ma pak kam vesh për fjalët e Konjufcës. Unë e kam mbyllur problemin me VV-në, s’flas më për çka ka ndodhur. Kështu që diskutimi me ta është si me një parti tjetër. Po më duket se ata nuk po munden me tejkalu faktin që tash jemi parti tjetër”, ka thënë Molliqaj.

Duke arsyetuar veprimin e PSD-së për të qëndruar në Kuvend, Molliqaj ka thënë se sulmet që po i vijnë nga dy partitë e tjera janë dashakeqe.

Ai është shprehur  i bindur se LDK-ja dhe VV-ja shumë shpejt do të kthehen në Kuvend.

“Sulmet e tilla janë jorelevante dhe dashakeqe, ne jemi në pushtet aq sa Nisma që është në opozitë.  LDK dhe VV vijnë në të gjitha mbledhjet e Komisioneve, a vijnë për mëditje, unë s’mund ta them një gjë të tillë. Në kuadër të bojkotit të tyre, tashmë kanë marrë pjesë në tri seanca, a je tu e bojkotu tash apo po merr pjesë.  PSD është parti më vete, nuk jemi pjesë e pushtetit, por edhe LDK edhe VV shpejt do të kthehen në Kuvend. Ata pastaj duhet të shpjegojnë se çka arritën në bojkotimin e tri katër seancave”, deklaroi Molliqaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat