Aktakuzë për rrahjen brutale të ish-drejtorit të Burgjeve Sokol Zogajt

Aktuale

Aktakuzë për rrahjen brutale të ish-drejtorit të Burgjeve Sokol Zogajt

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 09:05
Sokol Zogaj

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj njërit prej tre të dyshuarve të përfshirë në sulmin brutal që ishte shkaktuar ndaj ish-drejtorit të përgjithshëm të Burgjeve Sokol Zogajt, në gusht të vitit të kaluar. 31-vjeçari Burim Zjeqi akuzohet nga Prokuroria për kryerje të veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare” nga Neni 410, par. 2 lidhur me Nenin 33, par. 1 dhe 2 i KPRK-së.

Media ka siguruar aktakuzën e cila është ngritur më 22 tetor, në të cilën përshkruhet në tërësi rrjedha e sulmit që i është bërë tashmë ish-drejtorit të Nurgjeve Sokol Zogajt

Sipas kësaj aktakuze i Burim Zjeqi më 16.08.2017, rreth orës 07:12, në lagjen “Ulpiana”, në Prishtinë, pas marrëveshjes paraprake me dy të dyshuarit tjerë Blerim Avdullahu dhe Guri Mulolli për sulm ndaj atëherë ushtruesit të detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK),  me dije dhe dashje ka kontribuuar në  krijimin e kushteve për kryerjen e veprës penale, në atë mënyrë që kishte drejtuar veturën e tipit “VW Golf  IV”, ngjyrë hiri, me targa italiane, me të cilin i ka ndihmuar dy të pandehurit duke i transportuar në vendin e ngjarjes nga Podujeva në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat