Milaim Zeka, Albin Kurtit: A jemi bë të gjithë hajna?

Aktuale

Milaim Zeka, Albin Kurtit: A jemi bë të gjithë hajna?

Nga: N.Sh Më: 27 tetor 2018 Në ora: 10:07
Milaim Zeka, Albin Kurti

Milaim Zeka, duke komentuar lajmin se për vetura zyrtare janë shpenzuar më shumë se 15milionë euro, i thotë kreut të LVV-së, Albin Kurtit se për këtë duhet me dalë e me protestu nëpër çdo qytet dhe fshat të Kosovës, transmeton gazeta “Bota sot”.

Deputeti i Kosovës, nga Nisma Socialdemokrate, Milaim Zeka, thekson se kjo është arsye pse duhet me protestua dhe jo kundër ideve të presidentit Hashim Thaçi.

Sipas ti, asnjë ide qoftë edhe e keqe nuk e dëmton Kosovën më shumë sesa keqpërdorimi dhe hajnia e parasë publike.

“Apo ndoshta jemi bë të gjithë hajna”, shkruan Zeka.

Lexojeni postimin e plotë:

O Albin, per keto sene duhet me dale e me protestu neper çdo qytet e fshat te Kosoves, e jo kunder ideve te Presidentit Thaçi. Asnje ide, qofte edhe e keqe, nuk e demton Kosoven mask shume se sa keqeperdorimi dhe hajnia e parase publike...

Apo ndoshta jemi ba te gjithe hajna...?!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat