Kallëzimi penal demanton tentim-amnistinë që Lumezi i bën të birit të shefit të AKI-së

Aktuale

Kallëzimi penal demanton tentim-amnistinë që Lumezi i bën të birit të shefit të AKI-së

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 11:32
Aleksander Lumezi

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, publikisht e ka amnistuar djalin e shefit të AKI-së, Shpëtim Maxhuni, i cili është i përfshirë në një rast hetimor. Madje Lumezi, që udhëheq institucionin që do të duhej ta hetonte Maxhunin pa asnjë ndikim, ka thënë se “sipas informacioneve të Policisë e Prokurorisë” djalit të Shpend Maxhunit nuk i janë gjetur në posedim as drogë e as armë.

Por një deklaratë e tillë është plotësisht në kundërshtim me kallëzimin penal të shkruar nga Policia e Kosovës. Gazeta ka arritur të sigurojë një kopje të kallëzimit penal.

Përmbajtja e këtij dokumenti demanton edhe kryeprokurorin Aleksandër Lumezi e edhe zyrtarët e tjerë të hetuesisë, të cilët deklaronin se arma nuk ishte tek Shpëtim Maxhuni në momentin që Policia e Kosovës i kishte kontrolluar, shkruan Koha. Kjo është precizuar tek fjalia e dytë e kallëzimit penal.

“Gjatë kontrollimit trupor të dyshuarit Shpëtim Maxhuni në brendi të jaknës së tij i janë gjetur një revole e tipit ‘Zastava’ me numër serik ET-971053, me karikatorë, që ka pasur katër fishekë të vendosur të kalibrit 6.35 mm, si dhe në fiokën e veturës është gjetur një thikë ‘Pohol-force’, ngjyrë të zezë, me numër serik 6699 N-S”, thuhet në kallëzimin penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat