Haradinaj: Kaluam provimin me notën më të lartë për ushtrinë

Aktuale

Haradinaj: Kaluam provimin me notën më të lartë për ushtrinë

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 13:35
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka deklaruar se për të dhe qeverinë e tij prioritet mbetet siguria dhe ruajtja e rendit në vend, ndërsa me qeverisjen që po bëjnë do të hyjnë në histori.

Këto deklarata Haradinaj i bëri gjatë një takimi të degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, me qytetarët në Deçan.

Haradinaj njoftoi që gjatë votimit të buxhetit për vitin 2019, i kanë dhënë prioritet sigurisë, duke ua rritur pagat punonjësve në institucionet e sigurisë.

Haradinaj: Prioriteti ynë është siguria

"Prioritet pra është siguria. Rendi, ligji dhe siguria janë trajtuar me respektin më të madh, policët, gjyqtarët, prokurorët, gjyqtarët dhe prokurorët tanë i kanë pagat më të larta në rajon, policia jonë tash veç po hyn rangun e pagave më të larta, do të thotë garon me policitë më të e vendeve më të zhvilluara, jo veç me këto që i kemi përreth. Ushtarët tanë po, inteligjenca jonë po... Nëse dikush do ta aktivizojë Trepçën, parakushti i parë është siguria, rendi dhe ligji, andaj, mund t'iu them se si Kosovë, provimin e parë për me ndodhë ekonomia, investimet, vendet e punës, e kemi kaluar", ka thënë Haradinaj.

Ai përmendi edhe ushtrinë e Kosovës, për të cilën tha se është kushtetuese dhe ka mandatin e saj. Haradinaj tha se kjo ushtri synon t'i ndihmojë misionet e sigurisë në Kosovë, e jo të garojë me to.

Po ashtu, gjatë këtij tubimi, Haradinaj kërkoi mbështetjen dhe besimin e qytetarëve të Deçanit.

Haradinaj: Nuk jemi në garë me NATO-n, jemi përkrah tyre

"Nuk jemi në garë me NATO-n, nuk jemi në garë me KFOR-in, KFOR-i është po ashtu ushtria jonë, është e jona, është në Kosovë, është mision i paqes, NATO është e jona edhe ushtria jonë pra është NATO, do të jemi bashkë. Nuk jemi në garë me NATO-n por dëshirojmë të bëhemi miq, të jemi ata që e ndihmojmë NATO-n edhe në Kosovë por edhe më gjerë në botë”, tha ai.

Ai duke folur për qeverisjen pati edhe një paralajmërim.

Haradinaj: Do të hymë në histori

“Këto logjika do t’i kryejnë edhe disa punë tjera që ne i kemi afër por nuk i paralajmërojmë pa i kryer por iu sigurojë  që do të hymë në histori, ashtu siç kemi hyrë dikur në kohën e lirisë, kur e kemi bërë punën e nuk kemi fol, kur na kanë sha e na kanë kritikuar ata që kanë nejt gjithë ditën e nuk kanë bërë punë, kemi me hy në histori edhe një herë me qeverisjen ", ka thënë Haradinaj.

Kurse, kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, Haradinajn e quajti njeri të vendimeve të mëdha, duke shtuar se qeverisja e tij po i jep shpresë e perspektivë banorëve të Deçanit.

Ramosaj: Kosova është në rrugën e suksesit

"Kosova nuk ndryshon për një ditë, por ndryshimi tashmë ka marrë rrugën e suksesit, një sukses i pandalshëm dhe sukseseve po iu prin njeriu i vendimeve të mëdha. Që nga vendimi për energjinë e deri te vendimet dhe angazhimet për liberalizimin, për Interpolin, për ushtrinë e Kosovës e deri te vendimet e përditshme që prekin jetën e qytetarëve të këtij vendi", ka thënë Ramosaj.

Përndryshe, gjatë ditës së sotme, Haradinaj ka marrë pjesë në aksion "Ta pastrojmë Kosovën" të organizuar në lagjen "Carrpatok" të Gjakovës.

Haradinaj: Kaluam provimin me notën më të lartë për ushtrinë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po qëndron në qytetin e Deçanit, ku është takuar me strukturat e atjeshme.

Në fjalimin para të pranishmëve, shefi i ekzekutivit tha se Kosova ka arritur shumë në fushën e sigurisë.

Sipas tij, Kosova e ka dhënë provimin me notën më të lartë në këtë drejtim.

Më poshtë një pjesë e fjalimit të Haradinajt:

S’mundesh me rrit fëmijë në vend të pasigurt dhe jemi detyruar të bëjmë rend, ligj e siguri. Janë policët tanë, ushtarët, prokurorët e gjyqtarët tanë që na bëjnë krenar.

Dje kemi votuar buxhetin për vitin e ardhshëm dhe prioritet kemi pasur sigurinë.

Janë trajtuar me respektin më të madh policët, gjyqtarët e prokurorët, që i kanë pagat më të lartat në rajon. Policia jonë po hyn në vend me policitë më të zhvilluara në rajon.

Provimin e parë për me ndodh ekonomia, investimet e kemi kaluar me suksese e ai lidhet me sigurinë.

Provimin e kemi dhënë me notën më të lartë sepse tani kemi edhe ushtrinë tonë kushtetuese.

Kosova e ka përmbyll arkitekturën e saj të sigurisë, e tani kemi një ushtri që na pranon bota, me të drejtën e saj me mbrojt kushtetutën, vendin e kufijtë.

Ne e dimë çka do të thotë kur s’je i sigurt, e dimë si na ka humbur brenda një ditë ajo që e ndërtuan të parë, e lëshuam shtëpinë për një ditë.

Shikoni sa  arritur e madhe për ne është arritja e arkitekturës së sigurisë.

KFOR është po ashtu i joni, janë të paqes, janë tonë, por edhe ushtria jonë është NATO, sepse do të bëhemi pjesë e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat