Bahtiri: Hashim Thaçi ta harrojë ndarjen e Kosovës

Aktuale

Bahtiri: Hashim Thaçi ta harrojë ndarjen e Kosovës

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 14:36
Në hapjen e zgjedhjeve të brendshme të AKR-së

Në hapjen e zgjedhjeve të brendshme të AKR-së, nënkryetari i kësaj partie, dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri u shpreh i ashpër me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Bahtiri edhe një herë u shpreh kundër idesë së Thaçit për kufirin me Serbinë.

“Larg duart nga Mitrovica, larg duart larg duart nga Mitrovica. Mitrovica e Isa Boletinit nuk do të përkulet kurrë para dikujt që don ta ndryshojë kufirin e republikës së Kosovës, kurrë. Prandaj ju kisha lut edhe kryeministrit të vendit që ta kthejë kryt nga Mitrovica, ajo urë e turpit, ajo urë e turpit një herë e përgjithmonë të jetë e lirë për qytetarët e mi dhe për gjithë Kosovën, dhe për presidentin Thaçi që një herë e përgjithmonë le ta harrojë ndarjen e Kosovës sepse Mitrovica do të jetë ajo e cila do të këmbëngul deri në fund”, tha Bahtiri.

Gjithashu  Bahtiri tha se të gjithë ata që thonë se AKR është dy për qind e kanë kot,  sepse janë më të mëdhenj në përkrahje.

“Ka ardhur koha për t’i treguar Kosovës se jemi më të mirët”, shtoi Bahtiri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat