Hoxha: MSA-ja është marrëveshja e parë kontraktuale midis Kosovës dhe BE-së

Aktuale

Hoxha: MSA-ja është marrëveshja e parë kontraktuale midis Kosovës dhe BE-së

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 17:10
Dhurata Hoxha

Ministrja e Integrimeve Europiane, Dhurata Hoxha, ka theksuar se para tri vitesh, Kosova ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, me Bashkimin Europian.

Hoxha ka thënë se kjo marrëveshje përcakton morinë e reformave të domosdoshme për zbatim, nëpërmjet mekanizmave dhe afatet zyrtare, duke e bërë Kosovën të gatshme për integrim në BE, me politika dhe standarde të njëjta.

“MSA-ja mbulon të gjitha sferat e qeverisjes dhe ne me përkushtim, jemi duke jetësuar këtë proces, duke dhënë raporte të përditësuara me rekomandime për zbatimin sa më të shpejtë, për ta bërë vendin tonë, pjesë të vlerave të BE-së”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e saj të Facebook-ut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat