Kreu i LDK-së përkujton Ukë Bytyqin

Aktuale

Kreu i LDK-së përkujton Ukë Bytyqin

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 17:24
Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka përkujtuar Ukë Bytyqin, ish-kryetarin e degës së LDK-së në Suharekë në përvjetorin e 16-të të vdekjes së tij.

“Ukë Bytyqi ishte besnik dhe guximtar, veprimtar i devotshëm i cili në kohëra të vështira dha shumë për lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës. Lavdi jetës dhe veprës së Ukë Bytyqit”, ka thënë Mustafa.

Krerët e LDK-së sot kanë bërë homazhe pranë varrit të Bytyqit në Suharekë.

LDK-ja bën të ditur se Ukë Bytyqi, ish-kryetar i Asamblesë Komunale në Suherekë dhe ish-kryetar i degës së LDK-së, është plagosur për vdekje më 27 tetor, 2002 në një atentat. Bytyqi vdiq nga plagët e marra në rrugën për spitalin e Prizrenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat