Letër publike Albin Kurtit

Aktuale

Letër publike Albin Kurtit

Nga: N.H Më: 27 tetor 2018 Në ora: 18:39
Albin Kurti

Ish kryetari i VV-së, Qendra në Lipjan, Selatin Ratkoceri, i ka shkruar letër publike kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Ratkoceri përmes kësaj letre shkruan se ka disa javë që emiri i tij po lakohet nëpër ndeja, forume zyrtare e jozyrtare, kafene, oda e lokale tjera publike.

Ne ketë leter, ai thotë se aktivistët dhe anëtrasia e gjërë e VV-së në Lipjan e më gjërë e njohin kontributin e tij.

"Të gjithë qytetarët, aktivistët dhe anëtrasia e gjërë e VV-së në Lipjan e më gjërë e njohin kontributin tim para e pas lufte, e njohin edhe kontributin e dhënë për rritjen dhe zgjerimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan".

"I nderuar kryetar Albin Kurti si ka mundësi të harrohet e nëpërkëmbet kontributi i një aktivisti të cilin e gjetët pikrish ju edhe ate nën dritën e qiriut, e lutët shumë duke angazhuar edhe shumë njerz e aktivist të çështjes kombëtare, e vendosët edhe kryetar dhe tani na doli se të njejtin duhet larguar urgjentisht nga partia sepse ky nuk po përfaqson interest e VV-së. Isha unë i njejti edhe kur e mora ta udhëheqi LVV-në Qendra në Lipjan.Ky subjekt ishte rasformuar dhe kur unë erdha në krye të saj Qendra nuk kishte asnjë Pikëaktive, ishte pa kryesi, pa këshill të qendrës, thënë troq ishte komplet inekzistente", ka shkruar ndër tjerash ai.

Ja letra e plotë:

I nderuar kryetar i LVV-së Qendra në Lipjan, shoku Avni Jashari,

I nderuar kryesues i Këshillit të Qendrës z.Rabit Konjufca,

Të nderuar anëtar të kryesisë, Sekretar i Qendrës, kryetar të pikave të LVV-së,

I nderuar kryetar i LVV-së shoku Albin Kurti,

Të nderuar aktivist, anëtar dhe qytetar të komunës së Lipjanit,

Ka disa javë që emiri im po lakohet nëpër ndeja, forume zyrtare e jozyrtare, kafene, oda e lokale tjera publike. Të gjithë qytetarët, aktivistët dhe anëtrasia e gjërë e VV-së në Lipjan e më gjërë e njohin kontributin tim para e pas lufte, e njohin edhe kontributin e dhënë për rritjen dhe zgjerimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan. Disa muaj më parë vendosa të largohem nga pozita e kryetarit të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan, paraqita dorëheqjen time në instancat e larta partiake kumenjë letër arsyetova largimin tim nga pozita e të parit të partisë. Arsyetimi kryesor ishte pakënaqësia ime me rezultatet zgjedhore në zgjedhjet e përgjithëshme dhe në ato lokale.Ekzistonte një rregull normë juridike në Lëvizjen Vetëvendosje, që në rastet kur vlerësohet se ke qenë i pasuksesëshëm me një proces të caktuar, duhet të japësh dorëheqje ose pason shkarkimi i juaj nga pozita në të cilën ke dështuar të arrish rezultatet e pritura.

Duke marrë në konsideratë edhe dëshprimin eventual, të familjes, miqëve, shoqërisë, antarësisë dhe shumë aktivistëve, isha i detyruar që të largohem nga pozita e të parit të VV-së Qendra në Lipjan.Krejt kjo për të liruar rrugë për kuadrot e reja, djemt dhe vajzat entuziast të cilët si duket nuk kanë nevojë për eksperiencën dhe përvojën e më të moshuarve e në këte rast as për mua. Ky veprim i imi moral dhe vetkritik në vend që të duartrokitet e të përshendetet nga antarësia e gjërë e sidomos nga kryesia e Lipjanit, për qudi menjëher pas këtij akti do të thoja njerzor dhe moral filluan sulmet dhe akuzat krejt të paarsyeshme. Pas këtij akti unë nuk prisja të sulmohem, etiketohem, gozhdohem, atakohem, të përdhosen veprat dhe vlerat personale, shkuan deri aty sa kërkuan hapur që unë të largohem duke u dorëhequr nga të qenit tim anëtar i thjesht i kësaj partie. Edhe pse i liruar e i dorëhequr nga pozita e të parit të LVV-së në Lipjan nuk parashihja tërheqjen time të plotë nga ky subjekt së paku si anëtar i thjesht dhe me librezëtë anëtarit të VV-së.

I nderuar kryetar Albin Kurti si ka mundësi të harrohet e nëpërkëmbet kontributi i një aktivisti të cilin e gjetët pikrish ju edhe ate nën dritën e qiriut, e lutët shumë duke angazhuar edhe shumë njerz e aktivist të çështjes kombëtare, e vendosët edhe kryetar dhe tani na doli se të njejtin duhet larguar urgjentisht nga partia sepse ky nuk po përfaqson interest e VV-së. Isha unë i njejti edhe kur e mora ta udhëheqi LVV-në Qendra në Lipjan.Ky subjekt ishte rasformuar dhe kur unë erdha në krye të saj Qendra nuk kishte asnjë Pikëaktive, ishte pa kryesi, pa këshill të qendrës, thënë troq ishte komplet inekzistente. Filluam nga zeroja, duke punuar me përkushtim dhe me vullnet të paparë, në dukje të parë krijohej përshtypja se kemi grumbulluar disa aktivist dhe entuziast të moshes kryesisht të re të cilët me ndihmën time dhe të dy tre aktivistëve tjerë me më përvojë do të këndellemi dhe do të arrijmë objektivat e përcaktuara me planin e veprimit. Angazhimi serioz i një pjese të kryesisë u shpërblye me sukses. Arritëm të organizojmë takime e tubime me qytetar, takuam djem, vajza, të rinjë e të reja, burra e gra të cilët ishin të gatshëm të na bashkohen dhe të formojmë strukturat e LVV-së. Brenda një kohe të shkurtër kemi mbajtur 26 kuvende zgjedhore dhe arritëm të formojmë 26 Pika duke përfshirë këtu lokalitetet ma të mëdha të komunës.Paralelisht me daljen në teren kemi organizuar edhe shumë pritje dhe anëtarsime në zyrat e Qendarësnë Lipjan.Në arkivin e subjektit kemi qindara fotografi dhe formular të antarësimit që qytetarët vullnetarisht antarësoheshin.Kemi  mbajtur së paku 8mbledhjetë këshillit të Qendrës, morëm pjesë në të gjitha protestat e organizuara në Prishtinë, nga organizimi imirëi Qendrës së VV-së u tërbuan konkurrentët tonë politik. Aktiviteti dhe puna e madhe që ishte bërë, Qendrën e LVV-së në Lipjan e shëndrruam në njëren prej tre forcave kryesore politike në komunë.Rezultatet ishin evidente dhe të prekshme ku në zgjedhjet e përgjithëshme arritëm ma shumë se trefishimtë rezultatit zgjedhor krahasu me zgjedhjet paraprake. Derisa në zgjedhjet lokale që u mbajtën brenda të njejtit vit dyfishuam rezultatin zgjedhor duke u renditur si subjekti i tretë politik ma i madhi në Lipjan.

Para se të pranoja kandidaturën për kryetar të Qendrës së VV-së në Lipjan isha në moratorium politik dhe kisha vendosur që mos të merrem më me politikë.Shumë miq dhe kolegë të idealit më kishin vënë në shënjestër për të parin e VV-së në Lipjan.Duhet tua them të vërtetën asnjëherë në jetë nuk kisha menduar ti bashkangjitem këtij subjekti duke menduar se konceptet dhe ideologjia ime politike nuk përputhej me VV.Ky ishte mendimi personal të cilin edhe ia kasha shprehur mikut tim Rabitit, së paku unë vlerësoja se nuk mundem ti qëndroj karshi këtij koncepti dhe mendoja se më mungon kondicioni dhe elani për të përmbushur kërkesat dhe aktivitetet e kërkuara.Brenda forumeve dhe antarësisë së LVV-së takova demokrat të vërtet, socialdemokrat, socialist, komunist, ekstremist fetar, fetar të devotshëm, të majt ekstrem, konzervativ, liberal, të djatht ekstrem me një fjalë aty gjeta të gjitha bylmetet por më së paku gjeta ate që kërkoja për shumë kohë nuk gjeta demokracinë dhe larinë e shprehjes e të mendimit.

Gjatë karrierës së gjatë politike gjithënjë kam përfaqësuar interesat e popullit tim, asnjëherë nuk e vëra interesin personal para atij shoqëror, ska pasur subjekt politik që të mund të më tjetërsoj, individi i caktuar kushdo që të ketë qenë ai nuk ka mundur të më adaptoj dhe të më përdorë për të realizuar interesat personale, nuk i kam shërbyer kurr liderit partiak, grupit brenda cilitdo subjekt politik që unë e kam përfaqësuar. Bindjen time politike, orjentimin, ideologjinë, konceptin, idetë, vizionin dhe pikëpamjet personale i kam shfaqur lirshëm dhe pa frigën që për këte do të paragjykohem, etiketohem, akuzohem e anatemohem.

Tani kur po flasim për Vetëvendosjen po del se vlerësimi im në kohën kur unë vendosa ti përgjigjem pozitivisht thirrjes së Albin Kurtit, më doli të jem vërë në lajthitje dhe mora vendimin e gabuar sepse të pranosh aktivizimin në Lëvizjen Vetëvendosje duhet të heqësh dorë nga shumë atribute dhe veti individuale, në Vetëvendosje duhet të tjetërsohesh, të pësosh metamorfozë totale, të përshtatesh me situatën, të vehesh në shërbim të kauzës së liderit, të jesh i diciplinuar, aktivist i ndëgjueshëm, të jesh shok e jo zotri, të mos jesh refuzues i detyrave që ti cakton partia, të kesh koncepte apo orjentim të të majtës ekstreme dmth.të jesh komunist dhe partizan i subjektit politik që e përfaqëson dhe e ke pranuar programin e saj.

Më duhet të falenderoj por edhe gjykoj për insistimin e tyre të vazhdueshëm që të aderoj në VV, edhe pse z.Rabit Konjufca, Glauk Konjufca e Fatmir Gashi kanë njohur personalitetin dhe konceptin politik që unë përfaqësoj. Këta ishin inicuesit dhe insistuesit këmbëngulës që të ju bashkangjitem në Vetëvendosje. Angazhim të madh për të më rekrutuar në Lëvizje kishte edhe i respektuari baca Gani Krasniqi, pastaj Xhevat Bislimi, Izet Ibrahimi, Shemsi Syla, Shemsi Elezi, Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu me të cilët kisha bashkëpunim shumë të mirë gjatë kohës sa unë ushtrova detyren e UD-së së KE-së në Ujësjellësin e Prishtinës, edhe Donika Kadaj e Visar Ymeri ishin këmbëngulës që të aderoj në Lëvizje. Akti final dhe vendimtar ishte takimi me ju i nderuar Albin në takim me ne ishte edhe atëherë kryetari e LVV-së z.Visar Ymeri dhe me sa kujtoj unë ka qenë edhe sekretari organizativ Dardan Molliqaj. Përkundër hamendësimit dhe pasigurisë që ndjeja për të udhëhequr me VV-në në Lipjan, fjalët tua Albin ishin koxha premtuese, më ngjallën shpresë, më motivonin dhe më bindën ti them po marrjes së përgjegjësisë të të parit të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan.

Me keqardhje duhet pranuar se nga jashtë kur vet nuk isha i kyqur në këte subjekt sikur mendoja se në këte subjekt  ka një lloj demokracie, liri të shprehjes së mendimit, zgjedhje të brendshme demokratike, tolerancë, harmoni dhe kolegialitet. Unë si  një anëtar i ri dhe me përvojë të shkurtër në Lëvizjen Vetëvendosje, por me përvojë të gjatë në jetën politike në vend, gjeta kurajon dhe forcën të punoj, veproj, të djersitem dhe të sfidohem aq shumë sa nuk e kisha bërë për shumë kohë në subjektin tjetër politik që i takoja për disa vite.

Dëshprimi i parë te unë ishte kur hyra dhe pashë se VV-ja në Lipjan nuk ishte e konsuliduar, nuk kishte strukturë organizative, pa Qendër, pa Pika funkcionale, pa kryesi, pa kryetar, pa këshill të Qendrës, asnjë pikë funkcionale nëper vendbanime, thënë shkurt e me një fjalë ishte komplet e pastrukturuar dhe e paorganizuar. Shpejt u organizuan zgjedhjet formale sipas vlerësimit tim falco për kryetar të Qendrës ku kandidat isha vetëm unë, nuk e di sa demokratike ishte kjo. Për ta zgjedhur kryetarin shumë po besoj se dolën ndoshta diku afër 100 aktivist në të gjitha fshatrat dhe në qytet. Qytetarët do të duhej të dalin masovikisht për ta votuar drejtpërdrejt kryetarin popullor, ska rëndësi që dolën 100 votues e kryetari u zgjodh me 300 vota prej të cilave të gjitha ishin PRO. Për të mos e kontestaur procesin dhe për të mos dalur në publik dështimi, u detyruam të pranojmë votimin familjar duke hequr dorë nga votimi ma demokratik një qytetar një vote.Pse mos ta pranojmë demokracinë familjare ku kryefamiljari voton për të gjithë anëtarët e familjes, demokraci e vertetë, pse mos të krenoheshim si subjekti i vetëm demokratik që e zgjedh kryetarin drejtëpërdrejt nga qytetarët.Edhe unë ashtu u zgjodha kryetar i Qendrës së VV-së pa asnjë Pikë aktive.

Shumë shpejt erdhen zgjedhjet e përgjithëshme të 11 qershorit 2017, pastaj zgjedhjet lokale për kryetar komune dhe Kuvend komunal të 22 tetorit 2017, brenda kësaj kohe të shkurtër organizuam edhe zgjedhjet e brendshme për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje. Krejt këto ishin vetëm disa nga sfidat me të cilat u përballapër këtë kohë, pak ma shumë se njëvit apo 1.5 vjet.Për gati një vit e gjysmë provova, u mundova, kontribova shumë për ta rritur dhe afirmuarsa ma tepër Vetëvendosjen në Lipjan pse jo edhe në nivel vendi me aq sa kam pasur fuqi, dije e mundësi.Arritëm të formojmë të gjitha trupat organizative, komitetet, zgjodhëm kryetarin, sekretarin, kryetarin e këshillit të qendrës, kryesuesen e sekretariatit të gruas, nënkryetarët, kryesitë dhe kryetarët e 26 pikave nëpër fshatra dhe qytetin e Lipjanit, zgjodhëm edhe delegatët e këshillit qendror me një fjalë u kompletuam e u strukturuam komplet me të gjitha organet partiake dhe na doli nami si subjekt shumë mirë i organizuar në komunën e Lipjanit.

Fillimi ishte i mbarë, po shkonte mirë aktiviteti, dukej se kishim filluar të punonim si një grup i mirë në kryesi dhe po kombinoheshin relativisht kënaqshëm gjeneratat, mosha e re dhe ajo e mesme brenda kryesisë. Krejt kjo ishte një mashtrim optik, një farsë, që shiquar nga retrospektiva ishte e përgatitur dhe udhëhequr shumë mirë nga njëri prej njerzëve tanë të rëndësishëm në SP, e kysipas neve është Adnan Rrustemi i cili çdo veprim të tij e bënte për të treguar forcën dhe autoritetin që ai e kishte në Prishtinë. Kyzyrtar i lartë i VV-së, prej momentit që unë e kam marrë përgjegjësinë e udhëheqjes së Qendrës ka tentuar që me çdo kusht ta ketë ndikimin dhe të vendos për të gjitha pozitat udhëheqëse brenda Qendrës së Lipjanit. Ai impononte emrat, CV-në e atij që duhet të jetë nënkryetari i parë, e kush i dyti, emrin e sekretarit, kryesuesittë këshillit të Qendrës, i njejti insistonte që me çdo kusht sekretariatin e gruas ta udhëheq gruaja e tij Albulena Kelmendi. Adnani nuk kishte arritur asnjëherë që prej themelimit të pikave ta formoj pikën e VV-së në vendbanimin apo bazën e tij deleguese që e ka në Rufcin e Vjetër. Është e vërtetë se Adnani ka ndihmuar në formimin e Pikave në Dobrajë të Madhe dhe Magurë ku na kishte siguruar kryetar të Pikave pa integritet dhe personalitete jo të pranueshme për popullatën. Adnani pengonte dhe nuk dëshironte ta riaktivizoj asnjëherë pikën e Rrezes-Leletiqit e cila në kohën sa kishte qenë aktive e nën udhëheqjen e Flamur Sylejmanit kishte qenë pika ma e mirë jo vetëm në Lipjan por ka mundësi të jetë edhe ma e mira në nivel vendi. Adnani nga mania apo friga se Flamuri mund të jetë rrezik potencial për te duke ecur drejt forumeve të larta organizative të subjektit, por edhe duke e parësi konkurrent në afërsinë që Flamuri kishte me Albinin, ai në mendjen e tij kishte krijuar mendimin e rrezikut potencial nga ky aktivist dhe bënte krejt çka kishte mundësi për ta penguar aktivizimin në strukturat e VV-së.Ky aktivist shumë i njohur për kryesinë ka tentuar tërë kohën që të kontrolloj por edhe të dirigjoj veprimet dhe punën time si kryetar. Finalja e së keqës për mua dhe subjektin ka arritur kur Adnani ma ka ndarë kryesinë në dy grupe, njërin grup ate joformal e udhëhiqte ai vet duke u grumbulluar thuajse gjithënjë në orarin e mbledhjeve të kryesisë, ai mbante mbledhje jo zyrtare në kafene dhe restorante ku kujdesej të shpenzonteato pak para që merrnim nga Prishtina, kurse grupin tjetër formal e udhëheqja unë që takimet e rregullta mbanim në zyrat e partisë.

Grupi joformal i udhëhequr nga kryetari nën hije përbëhej prej: 1.Adnan Rrustemit-kryetar nën hije, 2.Alban Salihu-anëtar, 3.Egzon Konxheli-anëtar me korespondencë, 4.Albulena Kelmendi-anëtare, 5.Labërie Nishori-anëtare, 6.Ermira Gashi-anëtare e dy grupeve dhe 7.Fatmir Fetahu-anëtar i përkohëshëm kur mbledhjet mbaheshin tek kafja e tij, në raste të caktuara kur nuk është mbledhur kryesia këtij grupi ju ka bashkangjitur edhe ndonjëri prej anëtarve të kryesisë që e konsideronte vehten institucionalist.

Grupi formal i udhëhequr prej kryetarit të zgjedhur ishte: 1.Selatin Retkoceri 2.Rabit Konjufca-anëtar, 3.Xhelal Haliti-nënkryetari i parë, 4.Berat Reçica-nënkryetari i dytë, 5.Fadil Spahiu-sekretar, 6.Belkize Teqolli-anëtare,7.Xhevdet Xani-anëtar, 8.Ermira Gashi-anëtare e dyfisht, 9.Labërie Nishori-anëtare e dyfisht, 10.Albulena Kelmendi-anëtare e dyfisht, 11.Shkelzen Bislimi, 12 Valenton Amerllahu dhe 13.Petrit Gashi.

Krejt ky dualizëm tani më i demaskuar dhe i njohur për të gjithë e që kishte filluar aktivietin shkatrrues qysh në zgjedhjet e përgjithëshme ku kishin bojkotuar e organizuar mosvotimin e kandidatit të tyre për deputet të Kuvendit të Kosovës që në këte rast isha unë Selatin Retkoceri. Personalisht nuk shpresoja se do të zgjidhem deputet i KK, e sidomos kur e dija se isha iri në Lëvizje dhe do të jetë e vështirë për mua që ta bindi elektoratin që të ma japin votën mua kur në listë kishte aktivist të hershëm që e meritonin ma shumë se unë votën e qytetarëve dhe aktivistëve. Të vertetën e hidhur se brenda kryesisë nuk i kemi punët si duhet e kemi kuptuar kur kryesuesjae sekretariatit të gruas publikisht në mbledhje të kryesisë ka deklaruar se vota e saj për deputet të kuvendit do të shkoj për 5 kandidat, që sipas saj përfaqsojnë interest e saj e të shumicës së aktivistëve ndër të cilët ka përmendur Driton Qaushin dhe Albulena Haxhiun sigurisht edhe tre emra që ajo nuk i ka përmendur nuk ka figuruar emri im e as i Glauk Konjufcës. Deklarata e Albulenës nuk do të merrej me shqetësim po të mos ishte dyshimi ynë se kjo zonjë po deklarohet jo vetëm për vehte por po deklaron vullnetin e tërë grupit joformal që udhëhiqej nga bashkëshorti i saj Adnan Rrustemi.

Kryetar më duhet ta përkujtoj një dështim timin që e pata me rastin e përmbylljes së fushatës për zgjedhjet lokale në Lipjan, juve ju kujtohet se unë lexoja një fjalë rasti në foltorën e shtëpisë së kultures në Lipjan. Ska mundësi që ju mos ta keni vërejtur dështimin tim në ate tubim final. Të gjithë ata që ishin në sallë por edhe unë vet e pash dështimin sepse nuk isha mësuar ma parë që ta luaj rolin e suflerit, ciceronit apo spikerit. Fjalimi më ishte përgatitur nga Adnani, mu lëshua në dorë pak para fillimit të tubimit, ishte hera e parë që pranova diçka të gatshme nga një aktivist i Lëvizjes i cili ka insistuar vazhdimisht edhe në të kaluarën që të imponohet dhe të më diktoj platformën e tij dhe të më udhëzoj çka mund e çka nuk mund të flas në debate televizive, tubime qendrore dhe në takime me qytetarët. Udhëzimet e tij ishin që gjuha ime të jetë sa ma shumë fyese e sharje për kryetarin aktual, mohim i gjithçkaje që ka punuar kryetari e të ngjajëshme.

Duke qenë në korent me ngjarjet në Lipjan por edhe me ndryshimet në Qendrën e Vetëvendosjes në Lipjan, ju uroj për zgjedhjen e kryetarit të Qendrës z.Avni Jashari. Personalisht do të ndjehem i gëzuar me rezultatet e këtij subjekti në nivel lokal dhe qendror. Megjithate dëshiroj të ju informoj se në Lipjan nuk e keni punën mirë në aspektin organizativ. Kryetari është ndërruar, tani më e keni një kryetar ma të ri në moshë se sa që isha unë, por problemet vazhdojnë në Vetëvendosjen e Lipjanit, ato tani janë shumë ma të mëdha se që ishin sa unë isha kryetar. Shumë pika për mos me thënë të gjitha tani më janë jofunksionale, kryesia vazhdon të punoj në dy grupe siq punonte edhe në kohën time, këshilli i qendrës i cili kishte mbi 100 delegat vështirë se do të jetë në gjendje të tubohet për një kohë të gjatë. I nderuar kryetar merrni masat dhe veprimet e duhura për ta shpëtuar këte Qendër të Vetëvendosjes të cilën e ke pasur ma të organizuarën gjatë viteve 2016/17.

Përkundër dështimit në punën kolektive të kryesisë rezultati i zgjedhjeve ishtebefasi. Unë dhe një pjesë e konsideruar e kryesisë u gëzuam shumë që Vetëvendosje mori 5,760 vota, për çka i urova të gjithë dhe falenderova qytetarët, por nuk kam arritur dhe ende nuk e kuptoj pse u dasht të gëzohen dhe lumturohen aq shumë një pjesë e kryesisë, që kandidati i tyre i vetëm për deputet e që në këte rast ishte edhe kryetar (unë) mori vetëm 1,350 vota në Lipjan. Informatat fillestare veq erdhen nga tereni, aktivistët, votuesit, simpatizantët e kryetarit e të VV-së filluan të më pyesin direkt dhe pa ekuivoke duke mu drejtuar: pse kryetar në cedulat e vogla prej letre që morëm nga aktivistët e VV-së nuk figuronte emri apo numri i juaj dhe i Glaukut. Këtu unë nuk pata përgjigjëje tjetër për qytetarët e interesuar përveq të ju deklarohem se unë nuk isha i interesuar të zgjedhem deputet i Kuvendit të Kosovës, kjo do thoja ishte një përgjigjëje metaforike dhe shumë demagogjike, kurse për Glaukun thash se merr vota në tërë Kosovën dhe ska nevojë për votat tona.

Sindromi i përqarjes që kishte fillu në Prishtinë, e që unë për këte përqarje as që dija gjë, por brenda kryesisë kishte pasur anëtar kryesie e sidomos Adnan Rrustemi, që dintekomplet ngjarjen që po zhvillohej në Prishtinë. Kishin filluar skenarët për të dobësuar pozicionin e kryetarit, por duke shfrytëzuar përvojen e gjatë në politikë kamë arritur që deri ngafundi ta mbaj një farë fryme dhe bashkëpunimi brenda strukturave lokale të Qendres.Kuptohet që në ndihmë direkte për ta përballuar përqarjen e kisha kryesuesin e Këshillit të Qendrës, Sekretarin dhe disa anëtar të kryesisë.Shpërfaqja e hapur e thyerjeve në Prishtinë dhe dorëheqjeve të shumëta e sidomos e figurave ma të rëndësishme dhe shumë prej tyre themelues dhe vijues të të gjitha shkollave dhe trajnimeve interne ka ndikuar pashmangshëm edhe në acarimin e raporteve brenda kryesisë, këshillit të qendrës, kryetarëve të pikave dhe antarësisë.

Personalisht kam pritur për të tërë këta muaj pas dorëheqjes që të më ftoni në një takim ju shoku Albin Kurti, për fat të keq një ftesë të tillë nga i pari i VV-së nuk e kam marrë edhe pse unë personalisht të kam shkruar email e sms por përgjigjëje nuk kam marrë. Të gjithë liderët tjerë nga subjektet tjera politike më kanë ftuar në bisedë dhe hapur kanë kërkuar për t’ju bashkangjitur.Ju i nderuar kryetar dhe askush nga kryesia qendrore e VV-së nuk ka marrë mundin të më ftoj në takim. Nuk më ftuat as të më ngushëlloni për humbjen në zgjedhjet lokale, as nuk u interesuat për shpenzimet, borxhet dhe obligimet që krijuam gjatë dypalë zgjedhjeve. Është e pakuptueshme se si u vendos që Qendra jonë të marr nga Prishtina vetëm 1,700.00€.kjo vlerë iu dha sekretarit Fadil Spahiut, ne kishim formuar edhe komisionin për finacimin e fushatës të cilët nuk kanë arritur të grumbullojnë as edhe një euro të vetme (0). E vërteta qëndron se shpenzimet ditore në kohë fushate, ka pasur raste kur kanë arritur deri në 400.00€. Duke marrë parasyshë se fushata për zgjedhjet lokale zgjati gati dy muaj do të duhej dikush të na tregonte a mjaftuan 1,700.00€ për tërë këte proqes.Falenderojmë katër apo pesë miq personal, biznesmen dhe vëllezërit që me shuma modeste ndihmuan dhe mbështetën sadopak fushatën e kryetarit por shpenzimet i krijuan aktivistët dhe kryesia.Për ta ruajtur konfidencialitetin e biznesmenëve nuk po i publikojmë emrat dhe shumat që këta dhanë por e rëndësishme është që sekretari dhe nënkryetari i dytë e din dhe i kanë të regjistruara si të hyra ashtu edhe shpenzimet financiare gjatë fushatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat