Halil Kastrati flet për Thaçin, Haradinajn, Kurtin e Pacollin

Aktuale

Halil Kastrati flet për Thaçin, Haradinajn, Kurtin e Pacollin

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 23:18
Halil Kastrati

Humanisti Halil Kastrati ka dhënë mendimin e tij edhe për disa nga figurat kryesore politike në Kosovë.

Ai në emisionin “Personale” u është përgjigjur pyetjeve për Thaçin, Haradinajn, Kurtin dhe Pacollin.

Kastrati ka thënë se nga Thaçi ka pranuar një titull “Ambasador i vullnetit të mirë”, dhe ka shtuar se ka bashkëpunim me të gjitha institucionet qendrore e lokale.

“Secili në Kosovë ka dhënë kontribut në formën e tij, presidenti në formën e vet, kryeministri në formën e vet, ne në formën tonë, por më kryesorja është se ne kemi bashkëpunim edhe me institucionet qendrore edhe me ato lokale dhe bashkarisht suksesi arrihet më lehtë”.

Duke folur për Haradinajn, Kastrati ka thënë se si familje ka respekt maksimal, por për qeverisje ai nuk di të vlerësoj.

“Si familje, respekt në maksimum, por si qeverisje nuk di të vlerësoj. Por ne kemi bashkëpunim edhe me ministritë, na kanë hapur dyert dhe ne u urojmë suksese. Te ne ka pasur shumë politikanë në aksione të ndryshme, por i duam edhe Thaçin e Haradinajn në aksione humanitare pasi deri tani nuk kanë qenë”.

Për Behgjet Pacollin, Kastrati ka thënë se është një humanist i padiskutueshëm.

“Humanitar sa të duash. Nga ditët e para të “Jetimëve të Ballkanit” ai ka qenë donatorë dhe vazhdon të jetë i tillë.  Shumë herë na thërret vet dhe pyet Halil a ka nevojë me ndihmua diçka”.

Humanisti ka folur edhe për Albin Kurtin, duke thënë se personalisht as ai sikurse Thaçi e Haradinaj nuk kanë marrë pjesë në ndonjë aksion humanitar, por komuna e parë më të cilën “Jetimat e Ballkanit” kanë nënshkruar memorandum është ajo e Prizrenit që qeveriset nga Vetëvendosje.

“Ne memorandumin e parë bashkëpunues e kemi nënshkruar me Komunën e Prizrenit – Vetëvendosjen, por edhe Albinin nuk e kemi pasur në aksion bashkë me ne…Me Albinin jam takuar spontanisht, por jo në mënyrë të organizuar”, deklaroi më tej Halil Kastrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat