Oda e Avokatëve të Kosovës ‘mjelë’ studentët!

Aktuale

Oda e Avokatëve të Kosovës ‘mjelë’ studentët!

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 10:25
Dokumenti

Oda e Avokatëve të Kosovës, ka bërë ‘ofertë’ për studentët që kanë diplomuar në fakultetin juridik.

Për të përfunduar praktikën në këtë institucion, atëherë ju duhet të bëheni gati për të kryer një grumbull taksash të palogjikshme, për dokumente të panevojshme që u kërkohen.

Fatkeqësisht, është numër i madh i studentëve që kanë përfunduar studimet në këtë drejtim, e që shumë prej tyre poashtu supozohet të jenë të papunë.

Lidhur me këtë ‘zhvatje’, kanë reaguar studentët në faqen “Juristi”.

Shikoni reagimin e tyre të plotë:

Nëse nuk keni zgjidhje tjetër dhe keni vendosur që praktikën ta kryeni në Odën e Avokatëve të Kosovës, atëherë bëhuni gati për një grumbull taksash të palogjikshme për dokumentet të panevojshme që i kërkon OAK-ja.

A nuk është e mjaftueshme diplomimi në Fakultet Juridik që një person të provojë që ka zotësi të veprimit !?
Çfarë rëndësie ka “çertifikata e lindjes” nëse kërkohet “vërtetimi mbi shtetësinë” !?

III. Çertifikata mjekësore e cila përveq paradoksit të saj në vete për një punë praktike, është edhe shumë monetare ngarkuese për një qytetar të Republikës së Kosovës.

Cila është logjika e taksës 100 euro për OAK-në, në një shtet ku ekziston mjerim social !? A nuk duhet shteti të stimulojë ata që duan të zhvillohen në profesionet që kanë zgjedhur !?
Në gjithë shtetet fqinje (Maqedoni, Shqipëri) puna praktike është pa kontribut të praktikantit, ndërsa juristi i papunë në vendin tonë detyrohet të paguajë taksë absolutisht të paarsyeshme, me vlerë mbi 130 euro vetëm për shërbimet e OAK-së. Përkundrazi, në Republikën e Maqedonisë kompenzimi i punës së praktikantit është e rregulluar me ligj, ku është përcaktuar lartësia e shumës së kompenzimit në barazvlerë me 1/3 e pagës mesatare në shtet.

Ne nuk do komentojmë më shumë rreth kësaj zhvatjeje publike. Do ta lëmë në gjykimin tuaj, gjithë këtë paturpësi që po ndodh!

Vlerësojeni vetë!
Oda e Avokatëve të Kosovës ALO 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat