Rrëfehet punëtori që mbeti i varur në vinç për dy orë: E pashë vdekjen me sy

Aktuale

Rrëfehet punëtori që mbeti i varur në vinç për dy orë: E pashë vdekjen me sy

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 11:50
Sadiku ka rrëfyer momentet e tij sa kishte mbetur i varur në vinç

Përparim Sadiku punëtor i kompanisë, “Bechtel Enka”, kishte mbetur dy orë i varur në vinç si pasojë e rrëzimit të njërit prej trarëve të autostradës, “Arbën Xhaferi”.

Sadiku ka rrëfyer për insajderin momentet e tij sa kishte mbetur i varur në vinç. Ai thotë se ka qenë i varur në një lartësi prej 45 metra ndërsa trari kishte peshuar 130 ton.

“Kam qenë mbi një trarë nga betoni i cili peshonte 130 tonë, e kam parë vdekjen me sy, kam kërkuar ndihmë, me pa mundësi për të më ndihmuar dhe nuk kam besuar që jam gjallë deri vonë”, ka rrëfyer Sadiku për Insajderin.

Sadiku ka thënë se, “lëvizjen e trarit e ka bërë një turk, trarë ky që ka qenë i lidhur vetëm në një krah, pra njëra anë e trarit ka qenë e lidhur ndërsa tjetra jo, trari ka qenë 45 metra i gjatë dhe unë kam qenë mbi të”.

Mirëpo edhe pse njësitet emergjente kishin arritur në vendin e ngjarjes, nuk kishin arritur ta shpëtonin Sadikun, ai kishte vazhduar të qëndronte i varur në vinç.

“Zjarrfikësit kanë qenë, mirëpo nuk kanë bërë asgjë, lartësia 45 metra ishte e pamundur për të më mbërri, di vetëm të them se e kam parë vdekjen dhe nuk kisha mundësi për të bërë asgjë që ta shëptojë veten”, ka rrëfyer Sadiku.

“Pas dy orësh arriti vinçi 60 metra dhe më mori me bartëse, e ata që më ndihmuan ishte një turk dhe një zjarrfikës nga Kaçaniku”, ka treguar Sadiku.

Përvec Përparim Sadikut nga ky aksident në autostradën, “Arbën Xhaferi”, kanë mbetur të lënduar edhe pesë punëtorë të tjerë. Ky aksident ka ndodhur në pasditen e së shtunës. Me ç’rast Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, kishte kërkuar edhe bllokimin e përkohshëm të rrugës, “Kaçanik – Hani i Elezit”.

Ndërsa fillimisht Policia e Kosovës kishte njoftuar se kishin mbetur të lënduar gjashtë punëtorë të “Bechtel & Enka”, pasi është shkëputur një pjesë e vinçit.

“Është raportuar se në vendin e punimeve në autostradën Arbër Xhaferi, dyshohet se gjatë punës është shkëputur një pjesë e vinçit dhe si pasoj lëndime trupore kanë marr 6 persona të gjinisë mashkullore  njëri prej tyre shtetas i Turqisë kurse të tjerët K/Shqiptar, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, kishte njoftuar Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat