Pacolli reagon ashpër: Turp për Serbinë

Aktuale

Pacolli reagon ashpër: Turp për Serbinë

Nga: N.H Më: 28 tetor 2018 Në ora: 17:44
Behgjet Pacolli

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në Facebook ka reaguar pas krekosjes së Beogradit me rastin e publikimit të librit të Nebojsha Pavkoviq, i cili është promovuar nga Ministria e Mbrojtjes së Serbisë në një panair libri.

Pacolli thotë se nga perspektiva e kriminelit, Pavkoviq në këtë libër mburret për përballjen e Serbisë me NATO-n.

“Po e nënvizojë turpin, me të cilin përmes këtij libri krekoset Ministria e Mbrojtjes së Serbisë, dhe për përmbajtjen agresive të këtij libri”, ka shkruar ndër tjerash shefi i diplomacisë së Kosovës. 

Ja postimi i plotë:

Këtë fund të tetorit, në kuadër të një panairi të librit në Beograd, Ministria e Mbrojtjes e Serbisë, ka promovuar librin, respektivisht ditarin e luftës së kryekriminelit të denuar me 22 vite burg, nga Tribunali i Hages për krimet dhe gjenocidin ndaj qytetarëve të Kosovës, Nebojsha Pavkoviq. Nga perspektiva e kriminelit, Pavkoviq në këtë libër mburret për përballjen e Serbisë me NATO-n. 

Po e nënvizojë turpin, me të cilin përmes këtij libri krekoset Ministria e Mbrojtjes së Serbisë, dhe për përmbajtjen agresive të këtij libri. 

Shpresoj që të njëjtën qasje ndaj këti publikimi të turpshëm do të kenë edhe homologët e mi e vendet anëtare të NATO-së dhe institucionet ndërkombëtare të drejtësisë.

Disa nga kryekriminelët në Serbi janë denuar, të tjerë shëtisin të lirë, por sidoqoftë Serbia duke promovuar libra të kriminelëve të rangut ndërkombëtar vazhdon të mbetët e burgosura e të kaluarës së saj të turpshme në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat