Tahiri akuzon VV dhe Listën Serbe se po kundërshtojnë reformat në drejtësi - Bota Sot
Tahiri akuzon VV dhe Listën Serbe se po kundërshtojnë reformat në drejtësi

Aktuale

Tahiri akuzon VV dhe Listën Serbe se po kundërshtojnë reformat në drejtësi

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 18:39
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, kundërshton pretendimin e Lëvizjes Vetëvendosje se institucionet e sundimit të ligjit janë përgjegjëse për mos liberalizimin e vizave.

Ai thotë se është e papranueshme që kjo parti përmes konferencave për shtyp të glorifikojnë qëndrimet e tyre si alternativë, përkundër faktit se në përditshmëri refuzojnë të kontribuojnë në konsolidimin e shtetit të së drejtës.

“Për informimin korrekt të qytetarëve të Republikës së Kosovës, ju rikujtojmë se për 14 muaj me radhë janë ndërmarrë reforma të thella në drejtësi, përfshirë transformimin e politikës penale në drejtim të fuqizimit të sundimit të ligjit si dhe luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar, fuqizimin e gjyqësorit, të drejtave pronësore, kodifikimit të së drejtës civile si dhe përmbushjes së Agjendës së Reformave Evropiane”, thuhet në deklaratën e ministrit Tahiri.

Sipas tij, këto reforma kanë ndikuar drejtpërdrejtë në vlerësimin pozitiv nga ana e Komisionit Evropian për përmbushjen e kritereve si dhe rekomandimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Janë dy subjekte politike që i kanë kundërshtuar në vazhdimësi këto reforma, konkretisht Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe. Këto dy subjekte politike përmes abuzimit me mandatet që kanë duke shfaqur papërgjegjësi të plotë në mbështetje të këtyre reformave, çdo ditë i kanë kontribuar dhe i kontribuojnë skeptikëve të lëvizjes së lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka thënë ministri Tahiri.

Ai shpreh bindjen se krahas përmbushjes së secilit obligim të Kosovës për procesin e liberalizimit të vizave, vendet e BE-së do të njohin kredencialet e përpjekjeve të Kosovës, në mënyrë që qytetarët e saj të lëvizin lirshëm brenda Zonës Shengen, si e drejtë e pa alternativë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...