Abazi “shpërthen” ndaj Veselit: Tani është e qartë kush është antievropian dhe antiamerikan

Aktuale

Abazi “shpërthen” ndaj Veselit: Tani është e qartë kush është antievropian dhe antiamerikan

Nga: P.R Më: 28 tetor 2018 Në ora: 19:41
Haki Abazi dhe Kadri Veseli

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka bërë thirrje për unitet politik në Kosovë, ku sipas tij mungesa e tij po rrezikon të ardhmen e Kosovës.

Por, përmes një postimi në facebook, analisti politik, Haki Abazi, ka shkruar se Veseli është dashur të mendojë më herët për unitet politik.

“Kadri Veseli duhet te kuptoje që shqiptarët nuk e harrojnë tradhtinë. Ai ka qëne dashur të mendoj për unitetin atëherë kur ai bashkë me Thaçin kane tradhtuar çdo partner politikë dhe kanë tradhtuar qytetarin e Kosovës dhe kane fragmentuar skenën politike duke shkelur edhe kushtetutën”, ka shkruar Abazi, percjellë “Bota sot”.

Sipas Abazit, tash është e qartë se kush është antievropian dhe antiamerikan në Kosovë.

“Bashkësia ndërkombëtare nuk ja ka kthyer shpinën Kosovës dhe popullit të saj por politikaneve të korruptuar dhe sistemit nepotist e kleptokratik që ka kapur shtetin dhe ekonominë e drejtësinë e vendit. Tani është e qartë kush është anti evropian dhe antiamerikan. Tani është e qartë edhe për ata që  nuk besonin që lojërat me kufijtë dhe mashtrimet tjera nuk sjellin liberalizimin e vizave. Koha me marre përgjegjësi për dështimet e jo me gjuajte gjilpëra në stogun e kashtës”, shkruan analisti politik, Haki Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat