Deputeti i PDK-së: Nuk e di si erdhi puna që Thaçi u bë bajraktar i bashkimit të Luginës me Kosovën

Aktuale

Deputeti i PDK-së: Nuk e di si erdhi puna që Thaçi u bë bajraktar i bashkimit të Luginës me Kosovën

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 20:06
Hashim Thaçi

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Zenun Pajaziti ka folur për idenë e presidentit Thaçi për korrigjimin e kufirit dhe bashkimin e Luginës me Kosovën.

Pajaziti ka thënë se ideja e bashkimit nuk është e asnjërit në Kosovë.

Ka thënë se nuk e di se si i erdhi puna që presidenti i vendit të jetë bajraktar i kësaj ideje.

“Unë nuk e di si erdhi puna që presidenti Thaçi të jetë flamurtar i kësaj ideje, ose dikush tjetër, por në fakt kjo ide nuk është e asnjërit në Kosovë, kjo kërkesë nuk është e asnjërit në Kosovë.

Kërkesa e bashkimit të tyre me Kosovë buron në vullnetin e qytetarëve të Luginës” , ka thënë Pajaziti.

Sipas Pajazitit tema për Luginën është përdor për qëllime politike, dhe ka thënë se nuk duhet gjykuar nga fakti se mund të ketë shkëmbim territoresh.

“Unë nuk pajtohem me asnjërin që për qëllime të ndryshme politike të aktualitetit ta përdorë këtë temë ashtu siç është vendorë” është shprehur Pajaziti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat