Erdogan e ftoi, Thaçi merr pjesë në hapjen e aeroportit të ri në Stamboll

Aktuale

Erdogan e ftoi, Thaçi merr pjesë në hapjen e aeroportit të ri në Stamboll

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 09:51
Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, sot udhëton për në Stamboll, ku do të marrë pjesë në hapjen solemne të aeroportit të ri të Stambollit.

Sipas njoftimit të Presidencës, pjesë e ceremonisë së hapjes së këtij aeroporti do të jenë krerë shtetesh dhe kryediplomatë nga vende të ndryshme të botës.

Aeroporti i ri i Stambollit po hapet në Ditën e Republikës së Turqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat