EPIK për vizat: Tendencat e liderëve institucional për të hedhur fajin te BE-ja, të papranueshme

Aktuale

EPIK për vizat: Tendencat e liderëve institucional për të hedhur fajin te BE-ja, të papranueshme

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 11:30
Foto ilustrim

Instituti i Kosovës për Politika Evropiane ( EPIK) ka vlerësuar sot se Kosova është duke hyrë në pjesën më të rëndësishme të vendimmarrjes që zhvillohet në kuadër të institucioneve të Bashkimit Evropian, lidhur me procesin e liberalizmit të vizave.

EPIK thekson se kanë mbetur edhe 6 hapat deri në lëvizjen e lirë të qytetarëve, ndërsa pjesa kritike e këtyre hapave është votimi i plotësim ndryshimit të Rregullores 539/2001 nga ana e Këshillit të Bashkimit Evropian.

“Po ashtu, bazuar në zhvillimet e kohës, EPIK pati komunikuar që nga muaji gusht se lëvizja e lirë për qytetarët tanë nuk mund bëhet këtë vit dhe njëkohësisht është argumentuar se skenari më pozitiv është që vendimmarrja për procesin e liberalizimit të vizave të përfundoj këtë vit, ndërsa qytetarët të lëvizin lirshëm në vitin 2019”, thuhet në njoftimin e EPIK-ut.

Sipas këtij instituti, së fundmi ky fakt u vërtetua edhe nga Peter Beyer, deputet gjerman nga CDU, anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme, dhe koordinator për Marrëdhëniet Transatlantike, në kuadër të MPJ-së gjermane.

Sipas EPIK, në ditët e fundit, zyrtarët e lartë të institucioneve kanë përdorur një gjuhë fajësuese dhe me elemente të urrejtjes etnike ndaj BE-së në rast mos-liberalizimit të vizave deri në fund të këtij viti.

“Instituti EPIK i përcjellë me shqetësim këto deklaratat dhe rikujtojmë se asnjë përfaqësues i institucioneve të BE-së apo vendi anëtarë, asnjëherë, nuk ka dhënë afate kohore për liberalizimin e vizave. Janë vetë përfaqësuesit institucional të Kosovës të cilët kanë ofruar premtime të paqëndrueshme kohore për liberalizimin e vizave”, thuhet një njoftim.

Prandaj, sipas këtij instituti tendencat e udhëheqësve institucional për të hedhur fajin nga institucionet e BE-së janë të papranueshme.

“Përgjegjësia për mos liberalizimin e vizave gjate vitit 2018 bie mbi lidershipin politik të këtij koalicioni qeverisës i cili ka dhënë premtime të papërgjegjshme dhe joreale”, thuhet në njoftimin e këtij instituti.

 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat