Zeka i përgjigjet ashpër Veselit: Jo Kryetar, gabim e ke!

Aktuale

Zeka i përgjigjet ashpër Veselit: Jo Kryetar, gabim e ke!

Nga: A.Zh Më: 29 tetor 2018 Në ora: 12:13
Milaim Zeka dhe Kadri Veseli

Deputeti i Nismës Socialdemokrate Milaim Zeka, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeparlamentarit Kadri Veseli se "armik e kemi Serbinë, jo njëri-tjetrin”.

Zeka në një postim në Facebook, ka thënë se Veseli e ka gabim, pasi sipas tij Serbia nuk po i bën asgjë Kosovës.

“Serbia po lufton për shtetin e vet, ne vetëm për xhepat tonë”, ka shkruar Zeka, duke ia numëruar Veselit të gjitha problemet e Kosovës, për të cilat ai ka fajësuar vetëm politikanët e Kosovës, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë i Zekës:

Pergjigje Kadri Veselit, kryetar i Kuvendit te Kosoves

Paska thane Kryetari i Kuvendit se “armik e kemi Serbine, jo njeritjetrin”!

Jo Kryetar, gabim e ke! Serbi nuk e ka shkaterru pronen publike. Serbia nuk i ka shite pronat e qytetareve tek mafia, e tek njerezit anti-Kosove. Serbia bash kurgja nuk po na bane.

Kryetar, nuk na tha Serbia qe ne me thirre seance te jashtezakonshme vetem nje ore para opozites. Ata ora dhjete, ju e thirret ne ora 9?!!! Pse, Serbia na tha?!

Kryetar, Serbia e shkaterroi Valen e PTK ne?! Serbia po e vjedhe parane publike? Serbia po i shkaterron pyjet e lumenjte?! 

Jo kryetar: Serbia lufton per shtetin e vet, ne vetem per xhepat tone! Serbia nuk po na fyene e nuk po na poshtron si kazani mediatik i Kosoves, i financuar nga paraja publike...

Serbia na ka shkaterru shendetesine? Po arsimin? Serbia po na shet barna te prishura, ushqim te prishur?! Serbia po na shet nafte e benzine kancerogjene?! Serbia po nabene ndertime falc, e shkolla qe ju rrezohet tavani hala pa i peruru?!
Jo! Jo! Jo!

Askush nuk po na bane asgja, perpos vetja jone!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat