Ahmeti për Haradinajn: Derisa ta rrëzojmë, e kemi kryeministër

Aktuale

Ahmeti për Haradinajn: Derisa ta rrëzojmë, e kemi kryeministër

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 12:28
Ramush Haradinaj dhe Shpend Ahmeti

Ndonëse kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë takimit që zhvilloi me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti i ofroi atij mbështetje pa kushte, i pari i Prishtinës thotë se partia që ai drejton nuk e ka ndërruar qëndrimin e saj sa i takon rrëzimit të Qeverisë.

Kryeministri Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës do të përkrahë kryeqytetin pavarësisht se nga cila parti udhëhiqet, pasi kjo është në interesin e qytetarëve.

Haradinaj: Do të përkrahim pa kushte pavarësisht partive

“Pa asnjë kusht do të përkrahim temat që ka kryetari i komunës, që ka kryeqyteti në shërbim të interesave të qytetarëve të vendit, pa marr parasysh partitë, bile në atë kohë kryetari ka qenë në partinë e përbashkët atëherë Vetëvendosje e tha se prapë tash kemi ato funksione. Unë e respektoj punën e Partisë  Socialdemokrate që e kryeson kryetari, por nuk ka ndryshuar kurrgjë përkrahje që i jep Qeveria kryeqytetit, pra nuk ka qenë e lidhur as me sot as me dje, as me nesër ka të bëjë me obligimet që kemi”, u shpreh Haradinaj.

Por, i pari i Prishtinës, i cili njëherësh udhëheq Partinë Socialdemokrate, të cilët kohë më parë i kanë vënë në dispozicion 12 votat e tyre për rrëzim të Qeverisë Haradinaj, tha se partia  e tij vazhdon të mbajë qëndrim të njëjtë për rrëzim të Qeverisë pasi nuk pajtohen me politikat e kësaj qeverisjeje.

Ahmeti: Derisa ta rrëzojmë, e kemi kryeministër

“Nuk kemi ndërruar qëndrim, fakti që ne i kemi dhënë në dispozicion 12 nënshkrimet për ta rrëzuar Qeverinë mendoj se nuk pajtohemi me plotë politika të kësaj Qeverie. Megjithatë, sot kryeministri është kryeministër i Republikës së Kosovës dhe ka vizituar komuna të cilat edhe të partive opozitare dhe kjo nuk do të thotë që tash ne nuk mundemi me u takua derisa të rrëzojmë e kemi kryeministër të Republikës së Kosovës dhe unë si kryetar i kryeqytetit natyrisht do vazhdoj bashkëpunimin e mirë për të mirë të kryeqytetit, dhe do të mundohem që në maksimum t’i korrigjojmë veprimet me të cilat nuk pajtohemi të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, tha Ahmeti.

Ndonëse e ka konsideruar si një takim pune për çështjet e kryeqytetit, kreu i PSD-së tha se ka kërkuar të di më shumë nga kryeministri edhe për dialogun dhe liberalizimin e vizave.

Ndërsa, lidhur me çështjen e liberalizimin e vizave, kreu i ekzekutivit  duke i ftuar edhe njëherë partitë opozitare që  të ndihmojnë këtë proces , tha se nuk ka shtete që bllokojnë këtë proces, por ka shtete hezituese që duan më shumë sqarime.

Haradinaj: Nuk ka shtete bllokuese për çështjen e liberalizimit të vizave

“Nuk ka asnjë arsye me qenë pesimist në këtë proces, por duhet me u bë shumë punë, pra i kemi disa vështirësi e dimë që i kemi para vetës njëherë e kemi fokusim edhe 20 nëntorin, pra Interpolin është mirë të rrimë më të fokusuar, sepse është më përpara, ndërsa unë mendoj që para ndërrimit të moteve do ta marrim edhe një lajm të mirë sa i përket liberalizimit të vizave, por duhet të punojmë. Nuk ka shtete bllokuese, ka shtete që kanë hezitime, qëndrime të vështira, të zorshme, kërkojnë sqarime shtesë tash është edhe politike për shkak se kriteret janë kryer”, ka thënë kreu i ekzekutivit.

Pas takimi me kryetarin e Prishtinës, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj komentoi  edhe deklarimet e Rusisë për themelin  e ushtrisë.

Haradinaj: Ushtria është e drejtë e Kosovës

“Agjenda e Moskës zyrtare është me e mbajt vatër të krizës si ka disa vatra tjera të krizës që i mban në perimetrin e parë të kufijve të vetë dhe i intereson shumë edhe Ballkani. Ushtria është e drejtë e Kosovës dhe se di dikush me pyeti tha kush ka peshë se çka do të bëjnë Kosova me ushtrinë për mua ka qenë shumë domethënëse pritja me nderimet më të larta të sekretaritë të mbrojtjes gjeneralit Matis”, ka deklaruar Haradinaj.

Në këtë konferencë kreu i ekzekutivit foli edhe për  mbajtjen në burg të ish- komandantit  të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi duke thënë se ka prapë mundësi të mëdha të shqyrtohet mbajtja  në burg e ish-komandantit të përgjithshëm të UÇK-së.

Ndryshe, gjatë këtij takimi kryeministri Haradinaj me të parin e kryeqytetit kanë diskutuar për implementimin e ligjit të Prishtinës, Pallatin e Rinisë, sallën konceratale dhe policinë e kryeqytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat