Veseli: Në ballafaqim me Serbinë duhet të jenë unik

Aktuale

Veseli: Në ballafaqim me Serbinë duhet të jenë unik

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 12:42
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka thënë pas mbledhjes së Kryesisë se për dialogun duhet të jenë të bashkuar.

Sipas Veselit duhet që të evitohen paraprakisht interesat elektorale.

"Ne e kemi një drejtim. Të kemi nëj qëndrim të përbashkët nacional në çështjen e ballafaqimit me Serbinë. Unë shpresoj se do t'ia arrijmë dhe ftoj dhe partitë tjera që t'i lënë anash egot dhe interesat", tha  Veseli.

Sipas tij transparenca në Kosovë është shembull por edhe deputetët duhet të jenë transparent.

Ai përsërit se nuk do të ketë ndarje të Kosovës asnjëherë.

"Ndarje nuk do të ketë kurrë. Nuk duhet të lejojmë krijimin e një pushteti të re. Nëse ne shkojmë të ndarë dhe i lejojmë Vuçiqit që të shkojë dhe të tregojë veten të moderuar, kjo është shumë e dëmshme”, tha Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat