Gjenerali Zorn takohet me kreun e KFOR-it, bisedojnë për sigurinë në Kosovë

Aktuale

Gjenerali Zorn takohet me kreun e KFOR-it, bisedojnë për sigurinë në Kosovë

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 16:52
Komandanti i KFOR-it, gjeneral majori Salvatore Cuoci ka pritur sot në takim shefin e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Gjermanisë, gjeneralin Eberhard Zorn

Komandanti i KFOR-it, gjeneral majori Salvatore Cuoci ka pritur sot në takim shefin e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Gjermanisë, gjeneralin Eberhard Zorn, të cilin e ka njoftuar me situatën e sigurisë dhe zhvillimet e fundit në Kosovës dhe Ballkanin Perëndimor.

Ata po ashtu biseduan edhe për sfidat me të cilat përballet misioni i KFOR-it në Kosovë.    

Kreu i KFOR-it me këtë rast falënderoi gjeneralin Zorn për kontributin e vazhdueshëm të Gjermanisë në kuadër të përpjekjeve të KFOR-it. Ai në veçanti ka theksuar ekspertizën, profesionalizmin dhe përkushtimin e pjesëtarëve gjermanë të KFOR-it.

Gjermania vazhdon të jetë njëri ndër vendet më shumë kontribuuese në kuadër të KFOR-it. Në të kaluarën në krye të KFIOR-it kanë qenë gjashtë komandantë gjermanë. Aktualisht, ushtarët gjermanë janë kryesisht të vendosur në selinë e KFOR-it.

Përveç KFOR-it, Gjermania është përfshirë në Ekipin Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT) që ka një bashkëpunim shumë të ngushtë me KFOR-in.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat