Krasniqi: Sulmet mund të jenë edhe të orkestruara nga ana e Beogradit

Aktuale

Krasniqi: Sulmet mund të jenë edhe të orkestruara nga ana e Beogradit

Nga: A.M Më: 29 tetor 2018 Në ora: 18:15
Mitrovicë

Analisti politik, Faik Krasniqi ka deklaruar për “Bota sot” se sulmet ndaj shqiptarëve nuk janë të reja pasi që vazhdimisht kanë ndodhur.

“Sulme ndaj shqiptarëve nga ana e serbëve ka pasur në vazhdimësi në pjesën veriore të Mitrovicës. Nuk është diçka e re. Ajo pjesë e Kosovës vazhdon të ngelet çështje në mjegull”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Krasniqi mendon se këto sulme mund të jenë të orkestruara nga ana e  Beogradit dhe kërkon nga Institucionet e Kosovës të gjejnë zgjidhje për shqiptarët që jetojnë në Mitrovicë.

Image
Faik Krasniqi

"Këto sulme mund të jenë edhe të orkestruara nga ana e Beogradit, Prandaj duhet të gjendet një zgjidhje për atë pjesë të Kosovës, e sidomos për shqiptarët që jetojnë atje, sepse është vështirë të jetosh në vendin tënd me frikë. Institucionet tona duhet ta gjejnë një zgjidhje. Atë pjesë të Kosovës një herë e mirë ta fusin nën juridiksionin e Republikës së Kosovës, sepse nuk jetohet gjithmonë me frikë”, ka potencuar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat