Sa janë mëditjet e Kadri Veselit

Aktuale

Sa janë mëditjet e Kadri Veselit

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 20:38
Kadri Veseli

Hiç më pak se 2,331.86 euro i ka përfituar nga mëditjet për udhëtime jashtë vendit, kryeparlamentari i Kosovës Kadri Veseli.

Gjithë këto para, Veseli i ka fituar për tre muaj, thuhet në raportin gjashtëmujor të këtij viti.

Më së shumti nga buxheti i shtetit, ai mori kur e vizitoi Italinë.

550 euro ai i përfitoi nga mëditjet për këtë vizitë.

Mirëpo, kjo nuk ishte hera e parë që Veseli e vizitoi Italinë. Një herë tjetër kur ishte në shtetin fqinjë të Shqipërisë, ai mori 270.84 euro.

Ndër shtetet ku kreu i Kuvendit shpenzoi më shumë, është edhe Austria.

Ai atje mori 338.58 euro.

Ndërkaq, më së paku para, Veseli përfitoi në emër të mëditjeve gjatë udhëtimeve zyrtare në Shqipëri.

Për një vizitë matanë kufirit ai mori 154.66 euro, kurse për një tjetër atje 175.36 euro. Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, Veseli vizitoi edhe dy herë Francën dhe një herë Slloveninë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat