Hoxhaj: Serbia mbetet kërcënim për rajoni duke ndërhyrë si zgjatje e Rusisë

Aktuale

Hoxhaj: Serbia mbetet kërcënim për rajoni duke ndërhyrë si zgjatje e Rusisë

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 21:47
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarëve të Serbisë, duke pohuar se “kërcënim është ushtria e Serbisë, që operon me armë ruse, e nën doktrina anti-perëndimore”.

President i Serbisë, Aleksandër Vuçiq tha sot se shndërrimi i FSK-së në ushtri, përbën kërcënim për paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Serbia mbetet kërcënim për rajoni duke ndërhyrë si zgjatje e Rusisë në secilin prej shteteve të Ballkanit. FSK-ja, forca multietnike e trajnuar nga NATO nuk është kërcënim. Kërcënim është ushtria e Serbisë që operon me armë ruse e nën doktrina anti-perëndimore”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat