Abdixhiku: Po të mos kishte qenë opozitëbërja e tyre, sot Kosova do ta kishte të harruar liberalizimin e vizave

Aktuale

Abdixhiku: Po të mos kishte qenë opozitëbërja e tyre, sot Kosova do ta kishte të harruar liberalizimin e vizave

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 22:48
Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka treguar se i kujt është faji sipas tij, nëse Kosovës nuk i liberalizohen vizat, deri në fund të vitit.

“Unë besoj se faji i faturohet natyrisht atyre që janë përgjegjës në institucione, të cilët fatkeqësisht herën e kaluar kanë qenë në opozitë. Po të mos kishte qenë opozitëbërja e tyre, sot Kosova do ta kishte të harruar çështjen e liberalizimit të vizave – do të futej tre vite më parë në tren me Ukrainën dhe Gjeorgjinë”.

“Politika e Jashtme është pjesë e angazhimit qeveritar, me nivelin e tanishëm të politikës së jashtme të takimeve nëpër korridore dhe ngarendjeve nëpër skuta të Kombeve të Bashkuara, nuk po shoh politikë të jashtme të mirëfilltë”.

“Kaosi i brendshëm qeveritar reflektohet edhe jashtë, nuk shoh që kemi komunikime të shëndosha me asnjërin shtet veç e veç. Për aq sa i shoh këtu brenda në Kosovë, këta të njëjtit janë edhe jashtë, natyrisht që nuk japin pasqyrë të mirë”.

Megjithatë, Abdixhiku ka thënë se do të ishte e padrejtë në rast se Kosovës nuk i liberalizohen vizat.

“Fatura kryesore i shkon Qeverisë së Kosovës por dëshiroj të besoj se një gjë e tillë do të ndodhë sepse do të ishte e padrejtë ndaj Kosovës – si proces politik i Evropës karshi Kosovës ka qenë gjithmonë i padrejtë”.

“Nuk kanë merituar asnjëherë qytetarët e Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi të marrin liberalizim para Kosovës por rastet tona i kemi pasë dhe nuk i kemi shfrytëzuar me kohë”.

“Edhe tani, kur po themi se janë plotësuar kriteret, nuk besoj se kemi bërë punë të mjaftueshme për të bindur shtetet mike tona, veç e veç. Bindja nuk bëhet me vizita, por bindja bëhet me punë – puna është ambasadori më i mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat