Edita Tahiri: Ideja e korrigjimit të kufirit është serbo – ruse

Aktuale

Edita Tahiri: Ideja e korrigjimit të kufirit është serbo – ruse

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 22:56
Ish-shefja e bisedimeve teknike me Serbinë, Edita Edita

Ish-shefja e bisedimeve teknike me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë se dalja e presidentit Thaçi me një ide për ndryshim kufijsh, për të ka qenë befasuese.

Tahiri ka thënë se Kosova është shtet, sepse e ka fituar luftën kundër Serbisë dhe askush nuk guxon t’i prek kufijtë e Kosovës.

“Kjo arritje e madhe historike e Kosovës është e paprekshme, dhe s’ka kush që mundët t’i prek kufijtë e Kosovës”.

Tahiri ka thënë se ideja e Thaçit për kufijtë ka ndikuar që procesi i bisedimeve të bllokohet.

“Pikërisht kjo ide e ka krijuar këtë bllokadë. Po të mos ishte kjo ide do të kishte pajtim, dhe pajtimi tashmë ka qenë prej vitit 2014 kur ne kemi dorëzuar në Bruksel platformën për bisedimet. Platforma thotë se njohja reciproke do të ishte qëllimi final pa u prekur tërësia territoriale”, tha ajo.

Ish-ministrja e Qeverisë Thaçi thotë se ideja për ndryshimi e kufijve nuk është e Thaçit por është serbo-ruse.

“Serbia edhe pse e ka humbur luftën në Kosovë, asnjëherë nuk është pajtuar që nuk do të mund të shfrytëzojë Trepçën apo Ujmanin. Origjina e idesë është te Serbia e mbështetur nga gjeopolitika ruse. Nuk e kuptoj pse ka ardhur puna me thënë z.Thaçi unë nuk mund të spekuloj”.

Ajo ka thënë se Thaçi ka mbetur i vetëm në këtë ide, dhe ka shenja se ai ka filluar të tërhiqet nga kjo ide.

“Të gjithë njerëzit që e bënë shtetin e Kosovës kanë dal kundër idesë së ndryshimit të kufijve dhe Thaçi ka mbetur i vetëm. Por ka shenja se ai [Thaçi] ka filluar të tërhiqet nga kjo ide”, deklaroi më tej Edita Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat