Quni: Përderisa Kosova s'ka kapacitete ushtarake, Serbia e synon territorin tonë

Aktuale

Quni: Përderisa Kosova s'ka kapacitete ushtarake, Serbia e synon territorin tonë

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 00:08
Anton Quni

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka folur për reagimet nga Serbia dhe nga Rusia për krijimin e ushtrisë së Kosovës.

Gjatë një paraqitjeje të drejtpërdrejtë në emisionin “DPT Te Fidani”, Quni i ka quajtur “absurde” pretendimet e Serbisë dhe të Rusisë se ushtria e Kosovës do të destabilizonte rajonin.

Quni ka thënë se serbët janë kundër ushtrisë së Kosovës, sepse ajo ua pamundëson synimet për territorin e Kosovës.

“Pa kapacitete ushtarake, Serbia e synon territorin tonë”, është shprehur Quni. Ai ka thënë se ushtria e Kosovës, duke frenuar pretendimet serbe, do të ruajë paqen në Ballkan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat