'Thaçi ka filluar të tërhiqet nga ideja për korrigjimin e kufijve'

Aktuale

'Thaçi ka filluar të tërhiqet nga ideja për korrigjimin e kufijve'

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 07:47
Edita Tahiri

Ish-shefja e grupit kosovar në bisedimet teknike me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë se dalja e presidentit Thaçi me një ide për ndryshim kufijsh ka qenë befasuese për të. Ajo ka thënë se Kosova është shpallur shtet në kufijtë ekzistues dhe ka theksuar se askush nuk guxon t’i prekë kufijtë e Kosovës.

“Kjo arritje e madhe historike e Kosovës është e paprekshme dhe s’ka kush që mund t’i prekë kufijtë e Kosovës”,

Edita Tahiri ka thënë se ideja për ndryshimin e kufijve nuk është ide e Thaçit, por është ide e Serbisë, e përkrahur nga Rusia.

“Serbia, edhepse e ka humbur luftën në Kosovë, asnjëherë nuk është pajtuar që nuk do të mund ta shfrytëzojë Trepçën apo Ujmanin. Origjina e idesë është te Serbia, e mbështetur nga gjeopolitika ruse. Nuk e kuptoj pse ka ardhur puna me thënë z.Thaçi”, është shprehur ajo, transmeton Telegrafi.

Tahiri ka thënë se Thaçi ka mbetur i vetëm në këtë ide dhe se ka shenja se ai ka filluar të tërhiqet nga kjo ide.

“Të gjithë njerëzit që e bënë shtetin e Kosovës kanë dalë kundër idesë së ndryshimit të kufijve dhe Thaçi ka mbetur i vetëm. Por, ka shenja se ai [Thaçi] ka filluar të tërhiqet nga kjo ide”, ka deklaruar  ajo.

Tahiri ka thënë se ideja për ndryshim kufijsh ka çuar në bllokimin e procesit të bisedimeve.

“Edita Tahiri kjo ide e ka krijuar këtë bllokadë. Po të mos ishte kjo ide do të kishte pajtim dhe pajtimi tashmë ka qenë prej vitit 2014, kur ne kemi dorëzuar në Bruksel platformën për bisedimet. Platforma thotë se njohja reciproke do të ishte qëllimi final, pa u prekur tërësia territoriale”, ka theksuar ajo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat