Hashim Thaçi mund të arrestohet në Bjellorusi

Aktuale

Hashim Thaçi mund të arrestohet në Bjellorusi

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 12:25
Hashim Thaçi

Sipas ministrit të Punëve të Brendshme në Qeverinë e Serbisë, Nebojsha Stefanoviç akuzat e organeve të Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës janë rikthyer tashmë në sistemin e INTERPOL-it.

Në këto lista, ka nënvizuar Stefanoviç, ndonëse u figurojnë emrat, akuzat ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj. Ministri serb ka thënë se kthimi i akuzave në dosjet e INTERPOL-it, pasoi presionin e Serbisë ndaj këtij institucioni, duke kërkuar që të respektohet e Drejta Ndërkombëtare.

Duhet përkujtuar se ditë më parë ministri serb Stefanoviq tha se “nëse Thaçi viziton Preshevën, përfundon në burg, sipas vendimit të Gjykatës…” (“Serbian authorities ready to arrest Thaci”), transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Bazuar nga kjo presidenti i Kosves kohëve të fundit ka lëvizur në disa vende të BE-së, por jo edhe ne ato sllave, per njohur aleate dhe mike të Serbisë. Një vend i tillë konsiderohet edhe Bjellurusia mike një vend mike i Rusisë dhe Serbisë. Nje burim nga Haga i ka deklaruar sot Agjenicisë së lajmeve se Hashim Thaçi mund të arrestohet në Bjellorusi, vend ky i njohur si aleat i Serbisë dhe Rusisë.

Portalet nga Kosova kanë paralajmeruar një vizitë të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Minsk të Bjellorusisë. Tash varet se sa Thaçi do të jetë nën mëshiren e Bjellorusisë apo sa i shkon fjala Serbisë, gjegjësisht Beogradit në Minsk për arrestuar Thacin në këte vend?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat